Bota

Qeveria komuniste zotohet për hakmarrje, nëse SHBA përshkallëzon veprimet e saj kundër gazetarëve kinez

Kina është zotuar se do të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara vijojnë ende  me "veprim armiqësor" kundër gazetarëve kinezë të cilët mund të detyrohen të largohen në ditët e ardhshme, nëse vizat e tyre amerikane nuk u rinovohen.
Featured image of article: Qeveria komuniste zotohet për hakmarrje, nëse SHBA përshkallëzon veprimet e saj kundër gazetarëve kinez Foto ilustruese

KINË– Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë komuniste kineze mbeten ende të tensionuara.

Këtë të martë Kina është zotuar se do të hakmerret nëse Shtetet e Bashkuara vijojnë ende  me “veprim armiqësor” kundër gazetarëve kinezë të cilët mund të detyrohen të largohen në ditët e ardhshme, nëse vizat e tyre amerikane nuk u rinovohen.

Ndërkohë sa i përket kësaj situate zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Ëang Wenbin u tha gazetarëve në një konferencë të përditshme se asnjë gazetar kinez në Shtetet e Bashkuara nuk kishte marrë leje për vizë, pasi Shtetet e Bashkuara, më 11 maj, e kufizuan qëndrimin e tyre në 90 ditë, me një mundësi për të zgjatur leje qëndrimin, shkruajnë mediat e huaja.

“SHBA ka përshkallëzuar veprimet e saj kundër gazetarëve kinezë. SHBA duhet menjëherë të korrigjojë gabimin dhe të ndalojë veprimet e saj. Nëse SHBA vazhdon, Kina do të ndërmarrë një përgjigje të nevojshme dhe të ligjshme për të mbrojtur të drejtat e saj.”- deklaroi Ëang gazetarëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa redaktori i gazetës Global Times të Kinës u shpreh se gazetarët e mëparshëm amerikanë me qendër në Hong Kong, do të ishin në shënjestër nëse gazetarët kinezë detyrohen të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Burimi: timesofindia

A.C/Dosja.al

Shto Koment