Bota

SHBA paralajmëroi se do të mbyllte aplikacionin kinez/  Tik Tok bën kompromis me Microsoft, pritet të arrihet marrëveshja brenda 45 ditësh

Mediat e huaja kanë raportuar se mes palëve pritet të arrihet një marrëveshje brenda 45 ditësh.
Featured image of article: SHBA paralajmëroi se do të mbyllte aplikacionin kinez/  Tik Tok bën kompromis me Microsoft, pritet të arrihet marrëveshja brenda 45 ditësh Foto Ilustruese

SHBA-Pas sulmeve të njëpasnjëshme nga presidenti i SHBA, Donald Trump, ndaj mbylljes së aplikacionit kinez TikTok kanë nisur bisedimet mes gjigandit të Microsoft dhe kompanisë kineze për blerjen e gjithë aksioneve të rrjetit social. Mediat e huaja kanë raportuar se mes palëve pritet ët arrihet një marrëveshje brenda 45 ditësh.

Microsoft, që zotëron rrjetin social LinkedIn po përpiqet që të bëhet një konkurrent i drejtpërdrejtë i gjigandëve të rrjeteve sociale si ‘Facebook’ dhe ‘SnapChat’, nëpërmjet TikTok-ut, i cili deri tani zotëron rreth 100 milionë përdorues në SHBA, të cilët transferojnë video nga më të ndryshmet.

Sipas mediave angleze, ‘Microsoft’ kërkon të zotërojë aksionet e plota të aplikacionit kinez që do të shtrihet në tre kontinente, duke përfshirë Australinë, Kanadanë dhe Zelandën e Re.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të premten e 31 Korrikut, Trump deklaroi se do të ndalonte aktivitetin e aplikacionit që, pasi është një rrezik për sigurinë kombëtare për shkak të të dhënave personale që trajton. Kjo çështje mund të mbyllet në paqe pas marrëveshjes që mund të bëhet mes kompanisë amerikane Microsoft dhe kompanisë kineze të aplikacionit TikTok deri në mesin e muajit Shtator.

Burimi:timesofindia.indiatimes

(A.K.dosja.al)

Shto Koment