Bota

SHBA paralajmëroi sanksione/ Serbia nuk bindet, planifikon të blejë raketa ruse, Ballkani frikëra për luftë

Bëhet fjalë për Serbinë, ku Rusia do të dorëzojë një sistem të sofistikuar të raketave anti-ajrore edhe pse SHBA ka paralajmëruar sanksione kundër vendeve Ballkanike në rast blerjesh të tilla.
Featured image of article: SHBA paralajmëroi sanksione/ Serbia nuk bindet, planifikon të blejë raketa ruse, Ballkani frikëra për luftë Nje sistem raketash sipërfaqësore Pantsir-S1 ndez një raketë në Lojërat Ndërkombëtare të Ushtrisë 2017 në vargun e qitjes Ashuluk jashtë Astrakhan, Rusi, 5 gusht 2017.

SERBI- Një tjetër vend po planifikon të blejë raketa anti-ajrore ruse pavarësisht paralajmërimit të SHBA-së për sanksionet. Bëhet fjalë për Serbinë, ku Rusia do të dorëzojë një sistem të sofistikuar të raketave anti-ajrore edhe pse SHBA ka paralajmëruar sanksione kundër vendeve Ballkanike në rast blerjesh të tilla.

Agjensia e lajmeve shtetërore ruse “TASS” tha të mërkurën se sistemi Pantsir-S do t’i dorëzohet Serbisë “brenda disa muajve të ardhshëm në përputhje me kontratën e nënshkruar”. I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, paralajmëroi Serbinë javën e kaluar se blerja e armëve ruse “përbën një rrezik” dhe se mund të çojë në vendosjen e sanksioneve nga Amerika. “Shpresojmë që partnerët tanë serbë të jenë të kujdesshëm në lidhje me çdo transaksion të këtij lloji,” tha Palmer në një intervistë për televizionin maqedonas Alsat M, raporton Business Insider.


Një sistem Pantsir-S1 i montuar në një kamion 8 × 8

Serbia mbetet një aleat kryesor i Rusisë edhe pse dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Beogradi është zotuar të qëndrojë jashtë NATO-s dhe nuk pranoi të bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainën Lindore.

Rusia ka ndihmuar Serbinë të përmirësojë ushtrinë e saj me avionë luftarakë, helikopterë sulmi dhe tanke beteje, duke ngritur shqetësime në rajonin e Ballkanit nga lufta. Gjatë shpërthimit të përgjakshëm të ish-Jugosllavisë në vitet 1990, Serbia ishte në luftë me fqinjët Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha në një intervistë televizive se Serbia po blen armë mbrojtëse nga rusët dhe se ai dëshiron të shmangë çdo sanksion të SHBA-së “ose konfrontim me Amerikën”.

(E.S. Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment