Bota

SHBA nuk gjen qetësi/ Rekord rastesh të reja, raportohen mbi 55 mijë të infektuar nga Covid-19

Të paktën 55 mijë persona janë konfirmuar të infektuar nga koronavirusi, një rekord i zi që po e gjunjëzon akoma më shumë SHBA-në që prej fillimit të shpërthimit.
Featured image of article: SHBA nuk gjen qetësi/ Rekord rastesh të reja, raportohen mbi 55 mijë të infektuar nga Covid-19 Foto ilustruese

SHBA-Shtetet e Bashkuar të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi, ku ditë pas dite është  regjistruar një numër i lartë i personave të infektuar dhe  viktimave.

Në 24 orët e fundit mësohet se janë 55 mijë  raste të reja me Covid-19, një “rekord i zi” është përsëritur më herët edhe në Brazil, vend i cili është goditur rëndë nga Covid-19 .

Për shkak të shtimit të rasteve të reja, disa prej Guvernatorëve atje janë detyruar që të ndalojnë hapjen e shteteve të tyre pas bllokimeve të rrepta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Virusi vdekjeprurës shpërtheu në Kinë prej në fund të dhjetorit të 2019 e në mars të 2020 në mbarë botën, por Covid-19 vijon të jetë ende një kërcënim për botën. Deri më tani në gjithë globin janë infektuar 10,993,124  persona. Ndërkohë 524,198 të tjerë kanë humbur jetën. Lajm i mirë është se betejën me COVID-19 e kanë fituar 6,152,965 qytetarë.

Burimi:  TheGuardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment