Argetim

Një zyrë e mbushur me alkool, prezervativ dhe mjete seksi. Drejtori anglez kapet mat me sekretaren dhe e pëson keq

James Stewart, i cili ishte paguar 120,000 sterlina në vit, kishte një lidhje me sekretaren e martuar me të cilën kryente veprime të turpshme në zyrë, të cilën e kishte shndërruar në një dhomë hoteli.
Featured image of article: Një zyrë e mbushur me alkool, prezervativ dhe mjete seksi. Drejtori anglez kapet mat me sekretaren dhe e pëson keq Foto nga zyra e burrit 74-vjeçar që e kishte shndërruar atë në një dhomë ku kryente veprime të turpshme

MBRETËRI E BASHKUAR– Një drejtor 74-vjeçar është pezulluar nga detyra pasi u kap në një zyrë me sekretaren e tij, të martuar teksa konsumonin alkool dhe kryenin veprime të turpshme.

Me uiski, lodra seksuale dhe prezervativë, nën tingujt e muzikës në sfond, burri 74-vjeçar i kishte hedhur të gjitha paratë e tij për pije, salmon të tymosur dhe mobilje të reja për zyrën e tij, të cilën e kishte shndërruar në një apartament me shtrat ku kryente edhe veprime të turpshme.

James Stewart, i cili ishte paguar 120,000 sterlina në vit, kishte një lidhje me sekretaren e martuar dhe të dy palët ishin parë duke dalë nga zyra e tij me njollat ​​e verës në rroba dhe me flokët dhe veshmbathjet e tyre në rrëmujë.

Zyra e tij përmbante shumë mjete seksuale, sirtarë të mbushur me prezervativa, letra të lagura dhe karta që përshkruanin aktet e ndryshme të Kama Sutrës dhe rafte të mbushura me alkool.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ai është akuzuar për veprimet e tij të turpshme dhe është pezulluar nga detyra e tij, ku ushtronte edhe mësimdhënien.

Burimi: DailyMail

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment