Bota

SHBA në mbështetje të Rusisë për të luftuar e Covid-19/ Dërgon 50 ventilatorë, javën tjetër do të dorëzoj dhe 150 të tjerë

Ambasada e SHBA tha që dërgesa e parë e makinave të frymëmarrjes të prodhuara nga SHBA, mbërritën ditën e sotme, ndërkohë  dhe 150 të tjera do të dorëzohen javën e ardhshme.
Featured image of article: SHBA në mbështetje të Rusisë për të luftuar e Covid-19/ Dërgon 50 ventilatorë, javën tjetër do të dorëzoj dhe 150 të tjerë Foto Ilustruese

RUSI- Shtetet e Bashkuara kanë dorëzuar 50 ventilatorë në Rusi, si pjesë e një donacioni humanitar prej 5.6 milion dollarë për të ndihmuar vendin të përballet me pandeminë.

Ambasada e SHBA tha që dërgesa e parë e makinave të frymëmarrjes të prodhuara nga SHBA, mbërritën ditën e sotme, ndërkohë  dhe 150 të tjera do të dorëzohen javën e ardhshme.

Ambasadori amerikan John Sullivan, theksoi se “veçanërisht në kohë krizash duhet të punojmë së bashku, ne duhet të lëmë mënjanë dallimet e politikave dhe të përqëndrohemi në nevojat e njerëzve tanë.” 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Muajin e kaluar Rusia dërgoi maska dhe pajisje të tjera mjekësore në SHBA,në shenjë solidariteti. Rusia ka raportuar më shumë se 317,000 infeksione dhe më shumë se 3000 vdekje.

Burimi: fox17.

(A.K.dosja.al)

Shto Koment