Aktualitet

SHBA mesazh qytetarëve shqiptarë: Reforma në Drejtësi nuk ndalet

Këto deklarata i kabë bërë zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas, dhe më pas janë shpërndarë nga ambasada e SHBA.  
Featured image of article: SHBA mesazh qytetarëve shqiptarë: Reforma në Drejtësi nuk ndalet Zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski

TIRANË- Ambasada Amerikanë në Tiranë shkruan se Reforma në Drejtësi po vijon të ecë përpara. Këto deklarata i kabë bërë zv. Shefi i Misionit në Detyrë Dan Koski në Konferencën Planifikimi Urban dhe Zhvillimi Ekonomik Vendas, dhe më pas janë shpërndarë nga ambasada e SHBA.  

Reforma në Drejtësi vazhdon të ecë përpara, në rrugën e duhur dhe sipas planit. SHBA janë krenare për ndihmën që po u jepet këtyre institucioneve ndërsa ecin përpara. Shqipëria do të ketë shumë shpejt sistemin e ndershëm dhe transparent të drejtësisë që Kushtetuta parashikon”, shkruan ambasada e SHBA në rrjetet  sociale.

Më tej Dan Koksi ka deklaruar se qytetarët shqiptarë duhet të ndihen të sigurtë për këtë gjë, reforma në drejtësi nuk do të ndalojë.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri po vijon të zbatohet ku së shpejti do të përfundojë dhe krijimi i institucioneve të reja. Prej disa vitesh SHBA është e fokusuar në përfudnimin e kësaj reforme dhe ka investuar shumë për Shqipërinë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment