LIVE UPDATES
Bota

SHBA mbetet pas në garën për të zbuluar mutacionet e rrezikshme të koronavirusit

5 Shkurt 2021, 15:09 Nga DOSJA
SHBA mbetet pas në garën për të zbuluar mutacionet e

SHBA – Pavarësisht sistemit mjekësor të klasit botëror mjekësor dhe Qendrave të saj të shquara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, (CDC) Shtetet e Bashkuara mbeten prapa në garën për të zbuluar mutacionet e rrezikshme të koronavirusit. Dhe vetëm tani kanë filluar të arrijnë nivelin e duhur.

Problemi nuk ka qenë mungesa e teknologjisë apo e ekspertizës. Përkundrazi, thonë shkencëtarët, kjo ka ardhur si pasojë e një mungese drejtimi dhe koordinimi kombëtar, si dhe një mungese fondesh dhe furnizimesh për laboratorët e mbingarkuar, që përpiqen të bëjnë njëkohësisht testime diagnostikuese dhe kërkime pët ndryshimet gjenetike.

Ne kemi trurin. Kemi mjetet. Kemi instrumentet”, tha Ilhem Messaoudi, drejtor i një qendre kërkimore për viruset në Universitetin Irvine të Kalifornisë. “Është thjesht çështje e mbështetjes së kësaj përpjekjeje.

Viruset pësojnë vazhdimisht ndryshime. Për t’i paraprirë kërcënimit, shkencëtarët analizojnë mostrat, duke parë nga afër mutacionet që mund ta bëjnë koronavirusin më infektues ose më vdekjeprurës.

Por një testim i tillë ka qenë sporadik. Më pak se 1% e ekzemplarëve pozitivë në SH.B.A. analizohen për të përcaktuar nëse ato kanë mutacione të rrezikshme. Vendet e tjera bëjnë punë më të mirë – Britania analizon rreth 10% të ekzemplarëve – që do të thotë se mund të njoh më shpejt kërcënimet që po vijnë. Kjo u jep atyre mundësi më të mëdha për të ngadalësuar ose ndaluar problemin, qoftë përmes gjurmimit më të shënjestruar të kontaktit, modifikimeve të mundshme të vaksinës ose paralajmërimeve publike.

Zyrtarët e CDC-së thonë se variantet e reja nuk kanë nxitur rritje në rastet e përgjithshme të Sh.B.A. Por ekspertët shqetësohen se nuk është e qartë se çfarë po ndodh me variantet dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të ishte treguar më agresive në lidhje me sekuencat më parë gjatë pandemisë që tani ka vrarë mbi 450,000 amerikanë.

Nëse do të kishim prova se virusi po ndryshonte,” thotë biologu Dan Jones, “ndoshta njerëzit do të kishin vepruar ndryshe“.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar më shumë se 500 raste të një varianti të identifikuar së pari në Britani dhe presin që ai të bëhet shkaku i shumicës së infeksioneve të reja në vend brenda pak javësh. Një tjetër variant shqetësues i shfaqur në Brazil dhe një i tretë i zbuluar në Afrikën e Jugut u diktuan javën e kaluar në SHBA dhe gjithashtu pritet të përhapen.

Varianti britanik është më ngjitës dhe besohet të jetë më vdekjeprurës se origjinali, ndërsa ai i Afrikës së Jugut mund t’i bëjë vaksinat disi më pak të efektshme. Frika më e madhe është se mund të shfaqet një variant rezistent ndaj vaksinave dhe trajtimeve ekzistuese.

Variante potencialisht shqetësuese mund të formohen edhe brenda SH.B.A. “Ky virus është duke ndryshuar dhe nuk i intereson nëse është në Ajdëho apo Afrikën e Jugut“, thotë zoti Messaoudi. Por përmasat e vërteta të problemit në Sh.B.A nuk janë të qarta për shkak të nivelit relativisht të ulët të studimit të sekuencave të virusit.

Pas një fillimi të ngadaltë, laboratorët e shëndetit publik në të paktën 33 shtete amerikane tani po bëjnë analiza gjenetike për të identifikuar variantet e shfaqura të koronavirusit. Shtete të tjera kanë krijuar partneritet me universitete ose laboratorë privatë për të bërë një gjë të tillë.

CDC-ja beson se çdo javë duhet të analizohen minimumi 5,000 deri në 10,000 mostra për të monitoruar në mënyrë të efektshme variantet, thotë Gregory Armstrong, i cili mbikëqyr punën e avancuar të zbulimit molekular të agjencisë. Ai pohon se vetëm tani vendi po e arrin atë nivel.

Presidenti Joe Biden, po propozon një paketë lehtësimi prej 1.9 trilionë dollarësh për COVID-19 që bën thirrje për rritjen e shpenzimeve federale për studimin e sekuencave të virusit, megjithëse shuma nuk është detajuar dhe specifikat e tjera ende nuk janë përpunuar

Marrë nga VOA

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacionet e reja shba mutacionet e reja shba

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni