Bota

SHBA kryen ekzekutimin e parë federal në 17 vjet, pas vendimit të gjykatës supreme

Lee u dënua me vdekje, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para të të burgosurve federale në 17 vjet.
Featured image of article: SHBA kryen ekzekutimin e parë federal në 17 vjet, pas vendimit të gjykatës supreme Foto ilustruese

SHBA– Qeveria federale amerikane ditën e sotme ka kryer ekzekutimin e saj të parë në 17 vjet, duke e vrarë kriminelin e dënuar, Daniel Lee, ka bërë me dije një zëdhënëse e Byrosë së Burgjeve në SHBA. Lee u dënua me vdekje, disa orë pasi Gjykata Supreme lejoi ekzekutimet e para të të burgosurve federale në 17 vjet.

Disa ekzekutime në fillim u vonuan kur një gjykatës deklaroi dje se kishte akoma sfida juridike të pazgjidhura. Ndërsa të burgosurit e dënuar kishin argumentuar se injeksionet vdekjeprurëse përbëjnë “dënime mizore dhe të pazakonta”.

 

Daniel Lewis Lee

Gjykatësi Tanya Chutkan i gjykatës së rrethit amerikan në Uashington kishte urdhëruar të hënën departamentin e drejtësisë të vonojë katër ekzekutime të planifikuara për muajt korrik dhe gusht.

“Paditësit në këtë rast nuk e kanë bërë shfaqjen e kërkuar për të justifikuar ndërhyrjen e minutës së fundit nga një gjykatë federale. Qëndrimet e minutës së fundit si ajo e publikuar  këtë mëngjes duhet të jenë përjashtim ekstrem, jo ​​normë.”- ka thënë në një deklaratë gjykata supreme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjykata Supreme votoi 5 me 4 se ekzekutimet mund të vazhdojnë ashtu siç ishte planifikuar. Një vit më parë, administrata Trump tha se do të rifillonte ekzekutimet federale. Disa nga të afërmit e viktimave të Lee kundërshtuan ekzekutimin e tij në Indiana dhe kishin kërkuar ta vononin atë, duke argumentuar se pjesëmarrja në të mund t’i ekspozonte ata ndaj Covid-19.

Lee kishte një të kaluar të pasur kriminale dhe ka kryer krimin në bashkëpunim me Chevie Kehoe. Ata ishin njohur në një organizatë supremacistësh të bardhë të quajtur “Rezistenca e Popujve Arianë”.  Më 11 janar 1996, dyshja udhëtoi nga Uashington drejt shtëpisë së familjes Mueller në Arkansas.

Zoti Mueller ishte tregtar armësh dhe kishte para dhe një koleksion të madh armësh në shtëpi. Ai ishte grabitur edhe më parë nga Kehoe.  Dyshja e grabitesve ishin veshur si policë dhe hynë në shtëpi kur aty nuk kishte njeri.  Kur familja u kthyen, Lee e Kehoe i sulmuan ata me një pistoletë elektrike. Pasi tre anëtarët e familjes kishin humbur ndjenjat, grabitësist i mbytën duke përdorur qese plastike.

Burimi:  TheGuardian 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment