LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja kërcënon Bosnjën me sanksione

17 Nëntor 2021, 10:14 Nga DOSJA
SHBA-ja kërcënon Bosnjën me sanksione

SHBA-Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë ndërmjetësuar marrëveshjen për paqe në Bosnje e Hercegovinë më 1995, mund të vendosin sanksione kundër subjekteve që përpiqen të tërhiqen në mënyrë të njëanshme nga institucionet shtetërore ose ta destabilizojnë marrëveshjen, tha sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Millorad Dodik, është duke kërcënuar me ndarjen e Republikës Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe – nga pjesa tjetër e Bosnjës.

“Si dëshmitare nënshkruese e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, SHBA-ja përsërit se lëvizjet për t’u tërhequr në mënyrë të njëanshme nga institucionet e nivelit shtetëror ose për të destabilizuar Marrëveshjen, do të përballen me veprime të duhura, përfshirë marrjen në konsideratë të sanksioneve”, -tha Blinken në një letër drejtuar anëtarëve të Presidencës trepalëshe të Bosnjës.

Marrëveshja e Dejtonit ka krijuar dy entitete në Bosnje: Federatën Myslimane-Kroate dhe Republikën Sërpska.

Vendi qeveriset dhe administrohet sipas linjave etnike, të përcaktuara nga Marrëveshja, dhe ka një qeveri qendrore, e cila shpesh është jofunksionale.

Dodik, përfaqësuesi serb në Presidencë, ka kërcënuar se do të tërhiqet nga institucionet e nivelit shtetëror, duke përfshirë gjyqësorin, ushtrinë dhe administratën tatimore të Bosnjës.

Ai ka lënë mënjanë shqetësimet e ndërkombëtarëve se një agjendë e tillë mund të shkaktojë konflikt të ri në Bosnje.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se “nuk ka asnjë mënyrë kushtetuese” që entiteti me shumicë serbe të tërhiqet njëanshëm nga institucionet kombëtare.

Dodik ka thënë se institucionet nga të cilat dëshiron të largohet, nuk janë përfshirë në Kushtetutën e dalë nga Dejtoni, por janë krijuar përmes amendamenteve.

Duke paraqitur një raport në Këshillin e Sigurimit të OKB-së këtë muaj, përfaqësuesi ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka thënë se konflikti dhe ndarja në Bosnje “janë shumë reale”.

Sipas tij, veprimet e Dodikut paraqesin “kërcënim ekzistencial” për Marrëveshjen e Dejtonit.

Në letrën e tij, Blinken tha se hapat për të minuar institucionet e Bosnjës, do të rrezikonin jo vetëm perspektivën evropiane të vendit, por do të dëmtonin edhe stabilitetin rajonal dhe ekonominë e brishtë.

“Shtetet e Bashkuara janë partneri më i fuqishëm i Bosnje e Hercegovinës në adresimin e shqetësimeve të ndarjes së pushtetit”,– tha Blinken.

Marrë nga: REL

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota anthony blinken bosnja dhe herzegovina millorad dodik sanksione bosnjes anthony blinken bosnja dhe herzegovina millorad dodik sanksione bosnjes

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni