Bota

SHBA-ja i bën thirrje Greqisë dhe Turqisë: Të largohen nga Mesdheu anijet luftarake për të filluar dialogu

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili akualisht po viziton Qipron është shprehur se  tërheqja e anijeve luftarake nga rajoni i Mesdheut Lindor është një kusht i domosdoshëm në mënyrë që dialogu të fillojë.
Featured image of article: SHBA-ja i bën thirrje Greqisë dhe Turqisë: Të largohen nga Mesdheu anijet luftarake për të filluar dialogu Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Greqisë dhe Turqisë të ulen në dialog për të zgjidhur tensionet që kanë nisur në Mesdheun Lindor për kufirin detar.

Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo, i cili akualisht po viziton Qipron është shprehur se  tërheqja e anijeve luftarake nga rajoni i Mesdheut Lindor është një kusht i domosdoshëm në mënyrë që dialogu të fillojë.

Gjërat që po ndodhin sot në Mesdheun Lindor janë të rëndësishme dhe unë dua të kem mundësinë të flas me udhëheqësit atje në Qipro për vizionin e tyre, qëllimet e tyre dhe gjëra që ata do të donin të bënin. Mosmarrëveshjet detare të zgjidhen në mënyrë diplomatike dhe paqësore. Gjermanët kanë bërë një punë të mirë duke u përpjekur diplomatikisht t’i bindin ata të fillojnë bisedimet. Ne shpresojmë që anijet luftarake atje të tërhiqen në mënyrë që bisedimet të mund të zhvillohen” tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tensionet politike dhe ushtarake midis Greqisë, Turqisë dhe Qipros janë përkeqësuar këtë vit lidhur me territoret e diskutueshme në Mesdhe dhe Egje. Marrëdhëniet u përkeqësuan pasi Turqia dërgoi anijen kërkimore Oruç Reis, të shoqëruar nga anije luftarake, për të kërkuar për hidrokarbure në një zonë midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës më 10 gusht.

Burimi: ahvalnews.

(A.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment