DiasporaRajoni

‘Nuk besoj se poshtërimi i Serbisë do të sjellë stabilitet në Ballkan’, Vuçiç i përgjigjet kërkesës së Blinken për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Vuçiç ka thënë se nuk e di se si njohja e Kosovës nga Serbia do të çonte në stabilizimin e rajonit. Sipas tij kjo gjë nuk do të jetë e mundur.
Featured image of article: ‘Nuk besoj se poshtërimi i Serbisë do të sjellë stabilitet në Ballkan’, Vuçiç i përgjigjet kërkesës së Blinken për njohjen e Pavarësisë së Kosovës Aleksander Vuçiç

KOSOVË– ShBA-ja është munduar edhe një herë tjetër te sjellë “paqe” midis Kosovës dhe Serbisë përmes një letre të dërguar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç jo vetëm që e sheh të pamundur këtë gjë por e quan poshtërim pranimin e Pavarësisë së Kosovës për serbët.

Qëllimi afatgjatë i kësaj letre nga ana e ShBA-së ka qenë të shohë Kosovën dhe Serbinë ne një marrëvëshje afatgjatë të bazuar në marrëdhenie reciproke.

Vuçiç ka thënë se nuk e di se si njohja e Kosovës nga Serbia do të çonte në stabilizimin e rajonit. Sipas tij kjo gjë nuk do të jetë e mundur, raporton gazeta Express.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse dikush mendon se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor do të ndërtohet në mënyrë që serbët të poshtërohen, kjo nuk do të jetë e mundur”- “Unë besoj se paqja dhe stabiliteti do të ruhen në Kosovë dhe Metohi. Kjo nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si ata mund të bëjnë atë që duan, pa shumë përgjegjësi. Nëse ekziston një rrezik më serioz ose kërcënim për popullin serb… Unë nuk kam pse të vazhdoj. Serbët nga Kosova dhe Metohia dinë gjithçka”- tha Vuçiç.

Vuçiç tha se paralajmërimi për ngritjen e bazës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut dhe pjesëmarrja e saj në stërvitjen ushtarake të NATO-s nuk është as përpjekja e parë dhe as e fundit e palës shqiptare për të treguar se si mund të bëjnë atë që dëshirojnë.

(e.k/dosja.al)

Shto Koment