
SHBA-Djali i presidenti aktual Donald Trump, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas mediave të huaja, Donald Jr 42-vjeç, është vetëizoluar.
Ndërkohë, bëhet e ditur që ai është asimptomatik megjithëse po i ndjek të gjitha rekomandimet mjeksore. Sakaq ende nuk dihet se kush ka qenë personi që e ka infektuar atë.
Donald Trump Junior ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në fushatën zgjedhore të të atit, e ka pasur spekulime se është i interesuar dhe vetë të garojë në të ardhmen për Shtëpinë e Bardhë.
(k.a/dosja.al)