Politike

SHBA dhuron grantin 800 mijë USD: Do restaurohen të gjitha sitet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nentor

Ambasadorja Yuri Kim në fjalën e saj gjatë ceremonisë u shpreh se ky projekt tregon që SHBA i kushton vëmendje tashgimisë kultutore të Shqipërisë.
Featured image of article: SHBA dhuron grantin 800 mijë USD: Do restaurohen të gjitha sitet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nentor Yuri Kim duke nënshkruar marëveshjen

TIRANË- Ambasada e SHBA ka dhuruar sot një fond prej 800 mijë Dollarësh për projektet e restaurimit të siteve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sot është nënshkruar dhe marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane.

Ambasadorja Yuri Kim në fjalën e saj gjatë ceremonisë u shpreh se ky projekt tregon që SHBA i kushton vëmendje tashgimisë kultutore të Shqipërisë.

Moment nga ceremonia

‘Ky projekt i ruajtjes së kulturës tregon vlerën që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë trashëgimisë së pasur të Shqipërisë dhe shpresa ime është që puna e përfunduar do të qëndrojë si një dëshmi për miqësinë e thellë midis dy popujve tanë”, tha Ambasadorja Yuri Kim gjatë një ceremonie nënshkrimi granti me Ministren e Kulturës Elva Margariti sot në Krujë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Ambasadorja Kim nënshkroi një grant prej pothuajse 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës, dhe Prezë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment