Politike

Konferenca e Donatorëve, Rama i pakënaqur me SHBA-në: Nuk janë bujarë me paratë (VD)

Rama nuk harroi dhe ndihmën nga SHBA, e cila nuk ishte në listën e vendeve që dhuruan shumë.
Featured image of article: Konferenca e Donatorëve, Rama i pakënaqur me SHBA-në: Nuk janë bujarë me paratë (VD) SHBA dhe Edi Rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama në deklaratën për mediat pas Konferencës së Donatorëve, ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë. Rama nuk harroi dhe ndihmën nga SHBA, e cila nuk ishte në listën e vendeve që dhuruan shumë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama theksoi se donacionet i tejkaluan pritshmëritë e tij dhe ekipit, por nuk arriti të fshihte pakënaqësinë për donacionet e SHBA duke thënë se “amerikanët nuk janë bujarë me paratë por janë bujar me eksportimin e standarteve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Shqipëria ka arritur të mbledh më shumë se 1.15 miliardë € nga Konferenca e Donatorëve në Bruksel. BE, Franca, Italia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia kanë dhënë një kontibut të majmë, po ashtu dhe vendet e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë kontributin e tyre që arriti shifrën mbi 1 miliardë. Miliona € janë dhuruar dhe nga bankat ndërkombëtare, si grante dhe hua. Presidentja e KE pas konferencës u shpreh se nuk e lënë kurrë Shqipërinë vetëm. Rama ishte i ekzaltuar nga shuma e mbledhur dhe tha se gjithça kaloi fantazinë e tij.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Konferenca e Donatorëve, Rama i pakënaqur me SHBA-në: Nuk janë bujarë me paratë (VD)

  1. USA nuk eshte bujare me parate?! Asistenca e saj qysh nga viti 1992, USAID-i, fondet e se cilës i ka marre SOROS-i duke i paraqitur si te vetat, cfare jane?! Per ne teper dosjen e K/ministrit e kane gati, pritet te veprojne mbasi te jete implementuar Reforma ne Drejtesi.

Shto Koment