Politike

SHBA dhe BE i “tërheq veshin”opozitës/ Nard Ndoka: Ambasadat flasin ndryshe, Basha ka kontakte me personalitete

Ndoka tha se qëndrimi i ambasadave në Tiranë është mëse normal, pasi ato kërkojnë stabilitet në Shqipëri.
Featured image of article: SHBA dhe BE i “tërheq veshin”opozitës/ Nard Ndoka: Ambasadat flasin ndryshe, Basha ka kontakte me personalitete Kreu i PDK, Nard Ndoka

TIRANË- Përfaqësuesit e ambasadave në Tiranë, e jo vetëm, jo pak herë nuk e kanë përkrahur qëndrimin e opozitës jashtëparlamentare, madje pak orë para protestës së 13 majit, disa prej tyre patën një reagim të ashpër për dhunën e përdorur në protestën e 11 majit.

Kreu i PDK, Nard Ndoka, i ftuar në “Top Talk” u shpreh se qëndrimi i ambasadave në Tiranë është mëse normal, pasi kërkojnë stabilitet në Shqipëri. Por sipas tij ky nuk është qëndrimi i shteteve që ata përfaqësojnë.

Qëndrimet zyrtare edhe të përfaqësuesve të ndërkombëtare janë të qarta të gjithë duan stabilitetin e vendit. Por kontaktet që Lulzim Basha ka me kancelaritë ndërkombëtare, me ato evropian, me personalitete që kanë një rol në vendimmarrjen e BE, kanë një frymë tjetër. Një informim të kësaj situate, ka një mirëkuptim nga ana e tyre edhe për problematikën që ka politika shqiptare. Për pamundësinë e zhvillimet të zgjedhje. Për arsyet se pse Rama është sot i papranueshëm nga opozita”, tha Ndoka, duke shtuar se “Në aspektin institucional asnjë ambasador s’mund të mbështesë qoftë edhe bojkotin e parlamentit. Për ne është i rëndësishëm është t’i informojmë për realitetin. Ne nuk presim inkurajim legal nga ana e tyre, përkundrazi për ne është shumë e rëndësishme dialogu me ta, informimi për arsyet që kemi marrë këtë vendim. Kjo është e rëndësishme të ndahet edhe me ta, se si ne e shohim zgjedhjen e krizës”, u shpreh Ndoka.

Për Nard Ndokën, opozita nuk po kërkon mos zhvillimin e zgjedhjeve, por kërkon standarde.

Marrë nga:Top Channel

(a.m/dosja.al)

Shto Koment