Rajoni

“SHBA dhe BE e duan Kosovën të pavarur”, Vuçiç para dialogut: Do të jemi në presion por do ta mbroj vendin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, është shprehur se SHBA dhe BE e duan Kosovën të pavarur. Ai ka shtuar, se Serbia do të jetë në presion, por do ta mbroj vendin, duke marrë përsipër edhe pasojat.
Featured image of article: “SHBA dhe BE e duan Kosovën të pavarur”, Vuçiç para dialogut: Do të jemi në presion por do ta mbroj vendin Aleksandër Vuçiç

SERBI-Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka dhënë një deklaratë për Radio Televizionin Serb, përpara takimit të radhës në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë. Vuçiç është shprehur, se BE dhe Amerika e duan Kosovën të pavarur. Më tej ai ka shtuar, se Serbia do të jetë në presion, por ai do të mbrojë vendin, duke e vendosur para interesave personale.

“Ne nuk iu kundërvihemi shqiptarëve atje. Është njësoj sikur të flisni me shqiptarët, ose me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Ata mendojnë njësoj dhe të gjithë e duan Kosovën e pavarur. Në një moment do të jemi nën presion, por ma lini mua, unë jam veteran politik, e di se cilat janë pasojat për mua, por do ta mbroj vendin, jo veten time”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë sot takimin e radhës në Bruksel. Takimi pritet të ketë karakter teknik, ku palët do të hartojnë draftin final për çështjen e të zhdukurve. Kosova përfaqësohet në Bruksel nga koordinatori Skënder Hyseni dhe kreu i delegacionit për çështjen e të zhdukurve gjatë luftës, Ibrahim Makolli.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment