Bota

SHBA/ Aktori Tom Hanks do të drejtojë programin special të inagurimit të Joe Biden si president

Ngjarja e quajtur "Celebrating America” do të zgjasë 90 minuta dhe do të transmetohet drejtpërdrejt për 90 minuta më 20 janar nga rrjetet kryesore amerikane; ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC nga ora 8:30-10: 00 e mbrëmjes.
Featured image of article: SHBA/ Aktori Tom Hanks do të drejtojë programin special të inagurimit të Joe Biden si president Tom Hanks

SHBA-Tom Hanks, aktori fitues i Oskarit është personi që do të drejtoj programin special televiziv të  inagurimit të Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara dhe Kamal Harris si zëvendës presidente.

Sipas mediave të huaja, ngjarja e quajtur “Celebrating America” do të zgjasë 90 minuta dhe do të transmetohet drejtpërdrejt për 90 minuta më 20 janar nga rrjetet kryesore amerikane; ABC, CBS, CNN, NBC dhe MSNBC nga ora 8:30-10: 00 e mbrëmjes.

Gjithashtu, ajo do të transmetohet live dhe në platformat  YouTube, Facebook, TWitter, Twitch, Amazon Prime Video, Microsoft Bing, NeësNOWnga Fox dhe AT&T DirectTV.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Midis të ftuarve, përveç presidentit dhe nënkryetarit të zgjedhur, do të performojnë edhe Demi Lovato, Justin Timberlake, Jon Bon Jovi dhe Ant Clemons, por lista mund të rritet në ditët në vijim.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment