Bota

‘Kam dy javë që marr ilaçin kundër malarjes’/ Donald Trump befason me deklaratën: Jam mirë, pyeta mjekun nëse mund ta pija dhe…

Sipas mediave të huaja, presidenti e ka përdorur hidroksiklorokuinën si një trajtim për virusin.
Featured image of article: ‘Kam dy javë që marr ilaçin kundër malarjes’/ Donald Trump befason me deklaratën: Jam mirë, pyeta mjekun nëse mund ta pija dhe… Donald Trump

AMERIKË– Presidenti i Amerikës, Donald Trump ditën e sotme ka thënë se po merr ilaçin kundër malaries “hydroxychloroquine”, për të qenë i mbrojtur nëse preket nga koronavirusi.

“Po e marr medikamentin për rreth një javë e gjysmë dhe jam akoma këtu, nuk kam gjë,”- ka thënë ai.

Sipas mediave të huaja, presidenti e ka përdorur hidroksiklorokuinën si një trajtim për virusin. Ai është shprehur se ka pyetur mjekun e Shtëpisë së Bardhë nëse mund ta merrte megjithëse nuk kishte pasur asnjë simptomë. Ndërkohë, muajin e kaluar Administrata për Ushqimet dhe Ilaçet paralajmëroi kundër përdorimit të tij për COVID-19, pasi mund të shkaktojë probleme të zemrës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dy studime të mëdha vëzhguese, secila që përfshin rreth 1.400 pacientë në Nju Jork, kohët e fundit nuk gjetën ndonjë përfitim nga hidroksilklorina. Edhe pse studiuesit kanë qenë skeptikë për rolin e hidroksilklorinës në trajtimin e COVID-19, ka më shumë entuziazëm për potencialin e tij për të parandaluar infeksionin ndaj pandemisë. Burimi:BBC

(A.K.dosja.al)

Shto Koment