Aktualitet

“Sharlatan që sulmoi marrëveshjen e detit”/ Pashaj i përgjigjet Besnik Mustafajt, pasi mbrojti ish-ministren greke: Je i lidhur me zinxhirë tek dera e hanit të Berishës (REPLIKAT)

Mustafaj e ka quajtur Pashajn një sharlatan që nxjerr në pah vetëm mllefet e tij, sa i përket çështjes së detit. Ndërsa, Pashaj e ka quajtur si një njeri të lidhur me zinxhirë tek dera e hanit të Berishës dhe që i shërben vetëm ish-kryeministrit.
Featured image of article: “Sharlatan që sulmoi marrëveshjen e detit”/ Pashaj i përgjigjet Besnik Mustafajt, pasi mbrojti ish-ministren greke: Je i lidhur me zinxhirë tek dera e hanit të Berishës (REPLIKAT) Besnik Mustafaj dhe Myslim Pashaj

TIRANË- Anëtari i Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për deputetë në Partinë Demokratike, Besnik Mustafaj ka deklaruar se ish-ministrja greke Dora Bakojanis nuk flet kot, sa i përket ndërhyrjes së Turqisë për çështjen e detit.

Në një intervistë për “Opinion” në News 24 Mustafaj theksoi se Bakojanis nuk është person që del blof dhe ndërkohë ka sulmuar edhe kolonelin Myslim Pashaj.

Mustafaj e ka quajtur Pashajn një sharlatan që nxjerr në pah vetëm mllefet e tij. “I pari që e sulmoi marrëveshjen e detit është një sharlatan, një ish-kolonel i xhenios që më linte të qartë që mllefet ndaj Berishës i përkthente në këtë. Unë kam tendencën t’i besoj Gykatës Kushtetuese”, tha Mustafaj.

Ndërkohë nuk ka munguar edhe një reagim nga koloneli Myslim Pashaj, i cili ishte i pari që denoncoi marrëveshjen e detit mes Greqisë dhe Shqipërisë të firmosur në vitin 2009 nga qeveria Berisha. Pashaj në përgjigjen e tij, akuzon Mustafajn se është “mashë” dhe akoma i lidhur në hunjtë  ish-kryeministrit Sali Berisha.

Deklarata e Besnik Mustafajt:

Bakojanis ka qenë ministre e Jashtme kur u nënshkrua marrëveshja e parë dhe normalisht nuk do ishte e kënaqur. Ajo nuk thotë ndonjë gjë të re, gjëra që janë folur por nuk janë konfirmuar, për asistimin e Turqisë. Nuk ka të dhëna zyrtare, këto do dalin shumë më vonë, kur të hapen arkivat. Është një gjeneral turk që ka shkruar, por mbetet për t’u konfirmuar. Nuk them se ka ndodhur, sepse nuk kam fakte, por nuk e përjashtoj dot. Me Dora Bakojanis kemi kaluar shumë momente bisedash, është një zonjë shumë serioze. Nuk është një njeri që bën blof, nuk provokon, një diplomate shumë klasike, e një stature që duhet marrë seriozisht. Kam bindjen të them se Dora Bakojanis nuk flet kot. Nuk them se gënjen Edi Rama, por edhe nëse gënjen nuk do ishte hera e parë. Rama nuk ka asnjë koherencë karakteri. I pari që e sulmoi marrëveshjen e detit është një sharlatan, një ish-kolonel i xhenios që më linte të qartë që mllefet ndaj Berishës i përkthente në këtë. Unë kam tendencën t’i besoj Gykatës Kushtetuese

Shkrimi i plotë i Myslim Pashajt:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zonja Bakojanis “klasike, sulmuesit e paktit “sharlatanë”! Këtë titull të reagimit, siç mund ta shihni e ka vënë vetë Besnik Mustafaj.  Jam i detyruar që t’i përgjigjem, edhe pse nuk do ta dëshiroja kurrë. Sapo ai e nxjerr fjalën, në poret e tij i buit ligësia e një pseudointelektuali të fryer, që ende mbahet lidhur në hunjtë e Sali Berishës.

Në kohën që ka rrjedhur, Besnikut s’i ka dalë gjë…as në fushë të studimeve të tij marksiste – leniniste, as në poezitë e socrealizmit tonë, as  në rendjen me ndryshimet demokratike, kur ai,  edhe pse arriti gjer në ministër, tingujt më të zgjedhur i mori nga lehja e atij zagarit të pandreqeshëm në derën e urrejtjes. Unë jam një Kolonel dhe profesor në Universitetin Politeknik, studiues i fushave Hartografike dhe Gjeodezike (drejtor i Institutit Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë për dhjetë vjet).

Nuk me vjen keq se më quan ”ish- kolonel i Xhenjos”, me atë  idenë e tij shpërfilljes  së një arme të luftës që ai e përdor për t’u tallur! Po ç’sulm ka bërë koloneli? Paskam sulmuar marrëveshjen e detit, e cila kishte pushtuar një pjesë të detit Territorial, në “Kanalin e Korfuzit” dhe në “Ngushticën e Otrantos”.

Dhe në këtë sulm isha i pari (siç thotë ju!) Dhe ju shpreheni rëndom se këto janë” mllefet” e mija ndaj Sali Berishës, për sulmin e marrëveshjes së detit etj etj. Fatkeqësisht këtë akt e paska kryer  një “sharlatan”, prandaj “mos e vini re!” Ky  ndajshtim fyes ndaj meje u pëdor nga  Sali Berisha në vitin 2009 në një intervistë në VOA.

Po asaj nateaAmbasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu, në një tubim publik më personifikoi si “ Hero of Your Country” Sa qesharak që bëheni kur i thoni opinionit se “Me Dora Bakojanis kemi kaluar shumë momente bisedash se ajo është një zonjë shumë serioze, nuk është një njeri që bën blof…etj” Kjo është sërish fryrja jote prej kaposhi.  Po pse nuk u thua shqiptarëve se Dora Bakojanis, për marrëveshjen që “sharlatani ka sulmuar”,  tha se ishte një “state of art” dhe “ Greqia  realizoi synimet e saj strategjike”. Këtë duhet t’ia përktheni ju opinionit si ish- ministër i Jashtëm! Ky reagim shkon tani tek përmbyllja juaj, se “jeni në përkim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e marrëveshjes!” Po, besoj se duhet ta dini qe unë kam qënë në ekipin e oponencës së Partisë Socialiste gjatë atij gjykimi historik! Ndërkaq, sapo e mbyllët fjalën, njëherej, zutë vend tek dera e hanit të Sali Berishës, i lidhur prej zinxhiri.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment