
TIRANË– Publicisti Kim Mehmeti i ka dalë në mbrojtje ish-deputetes Grida Duma, pas sherrit të fortë që ajo pati me Frrok Çupin.
Në një shënim, Mehmeti shkruan se goja që fyeu publikisht Dumën, referuar Çupit, është si gypi ku zbrazet gropa septike e regjimit të Rilindjes.
“Goja që publikisht ofendonte Grida Dumën, është ‘gyp’ nga zbrazet ‘gropa septike’ e regjimit të “Rilindjes’, ndërkaq mos reagimi ynë, është kapaku i asaj grope, i gropës që duhet mbyllur sa më pare, nëse duam ta pengojmë kalbjen dhe qelbjen e shoqërisë shqiptare!”- shkruan Mehmeti.
Në debat në emisionin “Open” një debat që kishte në fokus dështimin e Shqipërisë për të hapur negociatat me bashkimin Evropian degjeneroi në disa sulme seksiste të njëpasnjshme nga Frrok Cupi, kundrejt Grida Dumës. Etiketimet e Cupit se “Duma ishte një vajzë e bukur”, duke nënkuptuar se nuk është adapte për politikën, nuk u pritën mirë as nga të ftuarit në studio. Për t’u mbrojtur, Duma iu përgjigj Cupit duke i thënë se ishte një njeri i paguar për të folur dhe e quajti “llumin” e shoqërisë.
(f.m/dosja.al)
Frroku nje mut ka qene ne kohen e partise dhe nje mut mbeti ne demokraci. Nje idiot i lindur, pseudogazetar me shkolle partie. Katunar komunist nga trute. U bashkua me PD dikur se donte mbijetonte por kur e pa se as aty nuk ecte dot ngaqe ishte njeri kot, u kthye prape ne komunist. Qeni leh aty ku ha (leh edhe kur ha mut).