Blog

Sharja në kor e virusit nga motra, reflektim mbi humorin dhe autoironinë e vlonjatëve

Humori, mekanizmi më i fuqishëm mbrojtës: refleksion mbi sensin e autoironisë dhe humorit vlonjat.
Featured image of article: Sharja në kor e virusit nga motra, reflektim mbi humorin dhe autoironinë e vlonjatëve Ngritja e çadrave

Marr shkas nga batuta autoironike e vlonjatëve, që aq mirë dinë të luajnë me vetveten, mbi sharjen në kor të virusit nga motra, për një analizë të varfërisë shpirtërore, gjuhësore dhe identitare të Shqiperisë së sotme.

Të mos kuptosh autoironinë e dikujt dhe të tallesh me aspektet që ai pikërisht nën autoironi klisheizon, tregon jo vetëm mendjemadhësi apo mendjelehtësi, por mbi të gjitha mendjeleshësi. Të kesh sensin e humorit mund të shihet si një dhuratë e natyrës, por është mbi të gjitha një dhunti kulturore, gjuhësore dhe identitare. Gjendet gjithmonë në kultura ndërkufitare, shpesh detare, të pasura me diversitet dhe shkëmbime, por që nuk kanë humbur identitetin e tyre. Hebrenj dhe britanikë, për shembull, dhe pse në egzigjencë dhe formë humori totalisht të kundërt, por dhe romakët e lashtë apo romanët bashkëkohorë, që si njëherë dhe sot identifikohen me sensin e tyre të batutës qëndisur mrekullisht (shpesh) me fjalorin vulgar ose krenarisht të pisët. Aspekti thelbësor që diferencon autoironinë dhe sensin e humorit – sepse kush ka autoironi ka sens dhe humori, por nuk është e thënë e kundërta, dhe këtu ndahen hebrenjtë me britanikët – është çështja e identitetit dhe e bindjes mbi ç’ka je. Është një formë konfirmimi i identitetit të vetvetes (personal ose kolektiv), por dhe njëkohësisht i vënies në dyshim të vetes para se ta bëjnë të tjerët. Autoironia është një ftesë drejt «Tjetrit» që të shohë të metat tona, dobësitë prej të cilave ne nuk kemi frikë sepse i njohim. Prandaj sensi i autoironisë është tipik i kulturave me identitet të fortë (më lart solla enkas disa shembuj). Autoironia është një formë dyvleresuese e identitetit, personal apo kolektiv: “si ne nuk ka”, por edhe: “ne kemi plot të meta”. Është një gjykim i vetes ku shohim esencën e qenies me ekstremet njerëzore të mira e të këqija që shkrihen. Një prej krimeve më të mëdha që mund t’i bëhet një kulture me autoironi (ose dhe njëindividi),që vë në pah dobësitë e veta, ështëtë mos kuptuarit e autoironisë dhe të zhvilluarit e një talljeje me c’ka vete ajo kulturë e para ka ditur dhe mundur të luajë. Moskuptimi dhe mosvlerësimi i autoironisë së dikujt tregon frikë nga të qenit vetvetja, ose me saktë, frikë nga të parit e vetvetes me sytë e të tjerëve.

Tipike e të pasigurtve dhe e të pa identitetëve është të gjykuarit më stereotipe pikërisht atë kulturë që e para ka krijuar autoironi, që jep,pra,gjykime mbi vetveten. Diferenca qëndron në faktin se ajo kulturë qëimpenjohet në autoironizimka aq shumë gjëra mbi veten sa nuk ka nge të merret me të tjerët. Ndërsa ata që tallen me autoironinë e tjetrit gjejnë“të shtruar darkën”, ose me saktë gjejnë gati teatrin dhe nuk kuptojnë se janë aq të mesëm edhe të hiçtë, sa as ironia e të tjerëve mbi ta e as autoironia mbivetvetennuk do të kishte vlerë. Të autoironizosh do të thotë të gjesh elemente të vetvetes të cilët arrin ti gjykosh dhe të gjesh forcën për luajtur me to. Nuk është e rastit që qytetet në Shqipëri që kanë sens të theksuar humori (dhe pse në forma tëndryshme) janë Shkodra dhe Vlora dhe nuk është e rastit që janë qytete që “shkojnë” me njëra tjetrën; nuk është e rastit, mbi të gjitha, që mendjet e ndritura të kohës kërkuan një nga këto qytete si Kryeqytet të vendit.

 Kthehemi pra, pas kësaj hyrjeje, tek thelbi i këtij shkrimi: “Vlonjatët do të dalin në oren 19:00 për të sharë nga motra virusin”. Një batutë vlonjati (e di shume mirekush e ka thenë e shpërndarë), pjellë e asaj sigurie mbi veten që të lejon të luash duke u nisur pikërisht nga stereotipi mbi veten. Një lojë kulturore që nuk ka qëllimtë çojë të tjeret të tallen, të gjykojnë, përkundrazi, pikërisht me këtë batutë, vlonjati kërkontek tjetri “buzëqeshjen” dhe jo “përqeshjen”. Vlonjati kërkoi dhe krijoi një esencë mes cilësive të tij të lashta: humorit, dhuntisë së fjalës, batutës dhe të sharës (për mua kultura e të sharës autentike është cilësi), me atë luftarake, të mbrojtjes, të gjoksit e të dalit përballë (dhe kjo subjekt autoironie, dhe ironie në kohën e vjedhjes me ekran, edhe pse ju këshilloj të rilexoni librat e Historisë se do ju nevojiten së shpejti). Ironizoi, pra, mbi këto dy virtyte që janë kthyer në stereotipe, për të dhuruar një buzëqeshje në këto momente. Le të shqetësojmë përsëriFreud, “humori është më i fuqishmi mjet mbrojtës” thoshte vienezi i madh “dhe akoma më tepër, autoironia”. Dhe në këto ditë jete trinceje, apo “bunkeri”, duhet të na mbrojë dhe të në shpëtojëhumori dhe autoironia… le te qeshim me çka kultura jonë gjuhësore; tradita e të parëve na lejon.Por jo, aty ku krimi mbulon parlamentin; ku të sharat ndalohen me dhunë nëpër stadiume por tolerohen në parlament e pordhaliteti ka ndotur gjuhën e nënës; aty ku “qytetarët” krenohen për formalizimin steril të jetës së tyre,ngatërruarme sjelljen respektuese të borgjezisë perëndimore, jeta është e mykur, e ftohtë në gjuhë, në pasion dhe në “këngë”,aty autoironia përqeshet, subjekti krijues tallet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Megjithatë, këtë batutë autoironike vlonjate nuk e la të bjerë në shesh Kryeministri, i cili ka inteligjencën për ta kuptuar dhe brenda vetes buzëqesh, por ka dhe aftësinë makiavelike për ta shfrytëzuar atë. Për të bërë për vete ata dudumë apo kallama të kënetës kulturore shqiptare që mezi presin një batutë kundër Vlorës për tu ndjerë rehat me hiçin që kanë të shkruar në kartën e identitetit, me memecllëkun e librave të historisë dhe me boshin në zgavrat e shpirtit të qyteteve të tyre. Kryeministri e di shumë bukur se mund t`ia lejojë vetes të bëjë batuta mbi Vlorën, se Vlora mund ta mbajë, ka shpatulla ta durojë, sepse cilësitë kalojnëtë metat, ndryshe nga shumë zona të Shqipërisë ku, batutat që do bënte, do intepretoheshin menjëherë siracizëm (kujtoj ca pseudo gazetarë që kanë arritur të akuzojnë Kadarenë për racizëm kundër një zone të caktuar të Shqipërisë). Por më e rëndësishmja,sepse aty, në Vlorë, batuta merret për cka është, për një batutë dhe kaq dhe meriton vetëm një përgjigje me batutë. Edhe pse, do thënë, kur bën batuta kryeministri, i lëshon e ikën, dhe rrallë herëpret e dëgjon ose shpërndan nëpër rrjete sociale kundërbatutat e vlonjateve. Kur kryeministri gjatë fushatës së betonomares, për të theksuar faktin që vlonjatët nuk paskëshin pasur durim (kishte që në`98 që flitej per ribërjen e shëtitoresdhe Shteti investoi me shume, me bukur e më perpara ne atë te Himares, pa folur per qyteçka nëpër Shqipëri), bëri ai vetë vlonjatin dhe tha: “ka vlonjat me emrin Durim!?”, pornuk pati ai i pari durimin të dëgjonte përgjigjen: “pse ka shqiptaro-mesëm me emrin Guxim”?Megjithatë, duke konsideruar origjinën e tij larga saj zone të përmendur, edhe në këtë rast, besoj se do të ketë buzëqeshur.

Por i gjithë ky keqkuptim ndaj humorit autentik shqiptar, sidomos atij lab, vjen sepse ne si Shqiptarë, bëmë gabim e madh – siç tha i madhi Noli – që ndërtuam Kryeqytetin në një nga katundet më pak burrërore e shqiptare; në krahinën me më shumë erozion identitar, siç thoshte Çabej. Ne kemi Kryeqytet, por nuk e kemi Krye-Qytet. Dhe jo vetëm kaq, por nuk lejojmë akoma që dy Krye-Qytetet historike shqiptare, që janë të vetmet qendra kulturash identitare (dhe potencialisht ekonomike) alternative ndaj Tironës, të ngrenë kokë. Akoma… e akoma…,  Shteti mendon si bajrak, vetem për afër flamurit ku ka kullën e vet; vetem per “fisin”.

Nëpërfundim, duke shpresuar që vlonjatët ta kenëçuar deri në fund këtë teatër autoironik, duke krijuar ndër ballkonet apo dritaret ato koret e tyre të stadiumit, shpresoj të mos jenë ndalur tek virusi në lakimet e emrave qëmbartin pasurinë e tyre “gjuhësore”, por të kenë rikujtuar koret e kohës “kënduar” kundrejt establishmentit të çdo forme dhe mendjengushtësisë së çdo lartësie.

Gjithashtu, respekt shqiptarëve, por vlonjatëve në veçanti, pavarësisht batutës “jam vlonjat unë e nuk më zë virusi”, për respektimin model të orarit karantinues. Thashë vlonjatët ne veçanti, sepse ndoshta të tjerët nuk e dinë e nuk e njohin “vuajtjen” e të jetuarit në Vlorë e të mos dalësh buzedetit për të puqur me diellin e Marsit. Dalja përjashtë nuk vlen njëlloj në sheshet gri mes rrugëve me asfalt si në buzëdetin e kaltër e ajërpastër. Duroni pra shqiptarë sa të kalojë kjo “murtajë”.

Etiketa:

Shto Koment