Showbiz

Zbulohet shkaku, ylli i Twilight dhe partnerja e tij vdiqën nga mbidoza e kokainës

Kjo gjë bazohet edhe në faktin se më 13 maj, kur dyshja u gjetën të vdekur në dhomë, pranë trupit të tyre u gjet edhe një sasi pluhuri i bardhë.
Featured image of article: Zbulohet shkaku, ylli i Twilight dhe partnerja e tij vdiqën nga mbidoza e kokainës Gregory Tyree Boyce
Përditësuar:

TIRANË– Aktori i “Twilight”, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij Natalie Adepoju kanë vdekur nga mbidoza e kokainës.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se sipas raportit mjekësor, dyshja kishin konsumuar doza të mëdha kokaine, dhe fentanyl (qetësues që përdoret si përzierës kokaine).

Kjo gjë bazohet edhe në faktin se më 13 maj, kur dyshja u gjetën të vdekur në dhomë, pranë trupit të tyre u gjet edhe një sasi pluhuri i bardhë.

Analizat dolën në përfundimin se pluhuri ishte kokainë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Boyce la pas një vajzë 10-vjeçare, ndërsa Adepoju kishte një djalë të vogël.

Aktori Gregory Tyree Boyce ishte më i njohur për rolin e tij si Tyler Croëley në filmin “Twilight” 2008, ku luajti perkrah Kristen Steëart dhe Robert Pattinson.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment