Sport

Shakhtar shkatërron 4-1 Baselin, Sevilla “i falet” Ocampos

Shakhtar Donetsk ka shkatërruar me rezultatin 4-1 Basel. Në sfidën tjetër, Sevilla shënoi vetëm 2 minuta nga fundi i kohës së rregullt, duke siguruar kualifikimin.
Featured image of article: Shakhtar shkatërron 4-1 Baselin, Sevilla “i falet” Ocampos Festimet e Shakhtar dhe Sevilla

EUROPA LEAGUE-Shakhtar Donetsk ka shkatërruar me rezultatin 4-1 zviceranët e Basel. Ukrainasit shënuan dy herë në secilën pjesë, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Europa League.

Seria e golave u hap nga Moraes në minutën e 2′, i cili shënoi me kokë pas një goditje këndi. Dyfishimi erdhi në minutën e 22′ nga Taison me një gjuajte të bukur nga 16m. Gjithashtu ukrainasit kapën edhe një traversë në pjesën e parë.

Në të dytën Shakhtar ka gjetur edhe dy herë të tjera rrugën e rrjetës. Patrick shënoi golin e tretë në minutën e 75 nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e 88′ Tete plotësoi festivalin e golave për ukrainasit. Basel ndërkohë mundi të shënonte golin e nderit vetëm në minutën e 92′ me Wolfsinkel.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në ndeshjen tjetër spanjollët e Sevillas shënuan në minutën e 88′ ndaj anglezëve të Wolves. Ishte Ocampos ai që i siguroi kualifikimin spanjollëve vetëm 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Në fazën e ardhshme, Shakhtar do të përballet me Interin, ndërsa Mancester United me Sevillan.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment