Aktualitet

Pasi s’i përtypën shakanë, Lesi sulmon gazetarët: Agjenti i Gazidedes, në shtator do botoj artikuj pikantë

Lesi ka deklaruar se Redaksia e “Koha Jone” do të fillojë përgjatë muajit shtator ribotimin e disa shkrimeve të periudhës 1992-1997, që sipas tij do të ketë artikuj pikantë.
Featured image of article: Pasi s’i përtypën shakanë, Lesi sulmon gazetarët: Agjenti i Gazidedes, në shtator do botoj artikuj pikantë

Tiranë- Vijojnë replikat mes gazetare të njohur. Fotoja  e publikuar  dje nga Nikoll Lesi ku shfaqej ai bashkë me Andi Bushatin, Andi Bejtjan dhe Ylli Rakipi ka sjellë reagime nga gazetarët.

Me shaka, Lesi, pasi publikoi foton ku shfaqin të katërt në një darkë dhe shkruajti se po bëheshin gati për të rrëzuar Edi Ramën.

Pas reagimeve të njëpasnjëshme të Andi Bejtjas dhe Andi Bushatit ka ardhur sërish një reagim i Nikoll Lesit.

“Redaksia e “Koha Jone” do të fillojë përgjatë muajit shtator ribotimin e disa shkrimeve të periudhës 1992-1997, artikuj pikantë dhe që kanë aktualitet dhe sot në vitin 2019. Por shkrimi që do të hapë rubrikën do të jetë me titullin: “Agjenti i Bashkim Gazidedes, me gradën KOLONELI MEDIATIK”. Prisni përgjatë muajit shtator” paralajmëron Lesi.

Shkrimi i “Koha Jonë”

J.V/Dosja.al 

Shto Koment