Rajoni

Shakaja e Grenell për ndarjen e Ujmanit: Nëse s’bini dakord për emrin, e quajmë Liqeni Trump

Grenell ka treguar një shaka që ka bërë në një moment gjatë negociatave, ku ka propozuar që liqenin e Ujmanit të quhej “Liqeni Trump”.
Featured image of article: Shakaja e Grenell për ndarjen e Ujmanit: Nëse s’bini dakord për emrin, e quajmë Liqeni Trump Richard Grenell dhe Donald trump

KOSOVË- Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, gjatë intervistës për një radio amerikane ka treguar detaje të marrëveshjes në Washington, duke veçuar dhe mospajtimet e Kosovës me Serbinë rreth emrit të liqenit të Ujmanit. Sipas KosovaPost, Grenell ka treguar një shaka që ka bërë në një moment gjatë negociatave, ku ka propozuar që liqenin e Ujmanit të quhej “Liqeni Trump”.

“Ky konflikt i perceptuar që në njëfarë mënyre është konflikt gjatë 21 viteve të kaluar. Kemi qenë të ngujuar për 21 vjet duke u munduar t’i bindim ata të pajtohen për fjalë dhe fraza. Është një liqen atje, mbase nuk duhet ta përmend këtë pasi që dikush në Kosovë apo Serbi mund të zemërohet. Pjesa më e madhe e liqenit është në Kosovë, një pjesë e vogël është në Serbi. Teksa po mundoheshim ta gjejmë zgjidhjen se si t’i çojmë këto dy shtete drejt bashkëpunimit ekonomik, një prej gjërave që menduam është të gjejmë mënyra rreth liqenit, ka mënyra për krijimin e vendeve të punës përmes projekteve energjetike.Vazhduam ta quanim me dy emrat dhe askujt nuk i pëlqente. Ky lloj lufte rreth fjalëve, simbolikës është, si iu thashë liderëve të dy liderëve: Kjo nuk u jep njerëzve mundësi t’i paguajnë kreditë, nuk u siguron ushqim. Nëse vazhdoni të luftoni për simbolikë, mbiemra, folje, emra, nuk do të shkojmë askund. Lini anash këto gjëra dhe vazhdojmë me ekonominë. Më në fund e lanë, por unë, në tallje u thashë: Nëse s’pajtoheni rreth emrit, mund ta quajmë Liqeni Trump,”- ka thënë Richard Grenell.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në takimin e 4 shtatorit në Uashington nënshkruajtën marrëveshjen për “Normalizimin Ekonomik” në prezencën e Presidentit amerikan, Donald Trump. Pas marrëeshjes në SHBA ka ardhur edhe njohja e Kosovës nga Izraeli. Gjithashtu pas marrëveshjes së 4 shtatorit delegacionet e Kosovës dhe Serbisë u takuan sërish më 7 shtator në Bruksel, takim i cili u ndërmjetësua nga diplomatët e BE-së. Hoti dhe Vuçiç dhanë një deklaratë të përbashkët se kërkojnë që prioritet të jetë integrimi në BE madje u zotuan se do të dyfishojnë përpjekjet për dialogun. Ata paralajmëruan se do të zhvillojnë sërish një takim në bruksel më 28 shtator.

(k.a, dosja.al)

Shto Koment