Politike

‘Lanë me barrë’ nxënësen, Shahini gjen fajtorin: Sajesë politike nga opozita, drejtoria po bën punë të mirë, do riparojmë edhe shkollën…do të na ndihmojë edhe Armando (REAGIMI)

Më tej ministrja bën me dije se opozita krijoi kaos për të dëmtuar punën e mirë që po bëhet nga drejtuesit e shkollës.
Featured image of article: ‘Lanë me barrë’ nxënësen, Shahini gjen fajtorin: Sajesë politike nga opozita, drejtoria po bën punë të mirë, do riparojmë edhe shkollën…do të na ndihmojë edhe Armando (REAGIMI) Armando Subashi, Besa Shahini dhe Yllka Beci

TIRANË- Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka reaguar pas situatës së krijuar sot në gjimnazin “Janaq Kilica” në Fier. Në një reagim, Shahini shkruan se të gjitha ngjarjet janë një sajesë nga Partia Demokratike.

Më tej ministrja bën me dije se opozita krijoi kaos për të dëmtuar punën e mirë që po bëhet nga drejtuesit e shkollës. Po ashtu shkruan se gjimnazi “Janaq Kilica” do riparohet falë mbështetjes së kreut të Bashkisë Fier, Armando Subashi.

REAGIMI I PLOTË

Sapo u dakordësuam me Kryetarin e Bashkisë Fier për të ndërhyrë edhe në godinën e vjetër të shkollës së mesme “Janaq Kilica”, që ta sjellim në gjendjen e godinës së re, pra në gjendjen të cilën meriton shkolla qendrore e Fierit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 Nuk do të lejojmë që ngjarje të manipuluara politikisht për të shkaktuar kaos të dëmtojnë punën e mirë që bëhet në atë shkollë prej shumë e shumë vitesh. Kemi shtuar oficerët e sigurisë dhe prezencën e psikologut në shkollë, në mënyrë që të mbështesim drejtoren e cila po bën një punë të mirë në organizimin e shkollës.

Ankesat për ndërhyrje politike në shkollë po i hulumtojmë me kujdes dhe do të marrim masa që të sigurohemi se tensionet politike të stisura nga opozita jashtë-parlamentare mos të ndikojnë punën e rëndësishme shkollore.

(A.B. Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment