Politike

Ish-diplomati Murati ngre shqetësimin e fortë: Serbia do na shpallë shtetas të saj, mos ndoshta shqiptarët duhet t’i drejtohen Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për ndihmë?

Ndër rreshta, Murati thekson se qeveria e Serbisë ka shpallur zyrtarisht Serbinë me Shqipërinë shtete fqinje dhe kufitare, bazuar në njoftimet që janë bërë nga ana e udhëheqësve të këtij vendi.
Featured image of article: Ish-diplomati Murati ngre shqetësimin e fortë: Serbia do na shpallë shtetas të saj, mos ndoshta shqiptarët duhet t’i drejtohen Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për ndihmë? Shaban Murati
Përditësuar:

TIRANË– Ish-diplomati shqiptar Shaban Murati, njohës i çështjeve kyçe të marrëdhënieve të Shqipërisë me vendet e rajonit ka ngritur një shqetësim të fortë në rrjetet sociale. Në  një status në profilin e tij në Facebook, Murati shkruan se Serbia po bën provokimin e dytë në lidhje me hapjen e kufijve me Shqipërinë. 

Ndër rreshta, Murati thekson se qeveria e Serbisë ka shpallur zyrtarisht Serbinë me Shqipërinë shtete fqinje dhe kufitare, bazuar në njoftimet që janë bërë nga ana e udhëheqësve të këtij vendi. Diplomati bazohet në njoftimet e bëra se në 12 maj 2020, në kuadrin e lehtësimit të masave të koronavirusit ajo do të hapë kufijtë për qytetarët e katër shteteve fqinjë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa, në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi zyrtarisht se Serbia do të hapë së shpejti pikëkalim kufitar të përbashkët të integruar me Shqipërinë. Bazuar në këto njoftime, Murati shton se ndoshta qytetarët e Shqipërisë t’i drejtohen Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për ndihmë, para se Serbia të na shpallë shtetas të saj.

Statusi i dytë i Muratit

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Provokimi i dytë zyrtar i Serbisë për kufijtë e Shqipërisë dhe të Kosovës

Qeveria e Serbisë njoftoi zyrtarisht në 12 maj 2020 se në kuadrin e lehtësimit të masave të koronavirusit ajo do të hapë kufijtë për qytetarët e katër shteteve fqinjë, Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Në datën 8 gusht 2019 kryeministrja e Serbisë Ana Bernabiç njoftoi zyrtarisht se Serbia do të hapë së shpejti pikëkalim kufitar të përbashkët të integruar me Shqipërinë, njësoj si me Bosnjë-Hercegovinën. Pra qeveria e Serbisë shpall zyrtarisht Serbinë me Shqipërinë shtete fqinje dhe kufitare. Meqë qeveria shqiptare ka vdekur, meqë diplomacia shqiptare ka vdekur dhe meqë shteti shqiptar ka vdekur, a mos duhet që qytetarët e Shqipërisë t’i drejtohen Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për ndihmë, para se Serbia të na shpallë shtetas të saj?

(f.m/dosja.al)

Shto Koment