Politike

‘S’folëm për Tahirin’, Rama ia mbath pas mbledhjes në Shkodër, socialistët nxitojnë të mos komentojnë dënimin e ish-ministrit (VD)

Zv.kryeministrja Mesi ka zbuluar atë për të cilat është folur, ndërsa Pëllumbi ka thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për Saimir Tahirin dhe dënimin e tij me 3.4 vite shërbim prove për “shpërdorim detyre”.

SHKODER- Menjëherë pasi ka përfunduar mbledhja e koordinatorëve të Partisë Socialiste për qarkun e Veriut, kryeministri Edi Rama është larguar duke ia kaluar “stafetën” e prononcimit para gazetarëve, Arben Pëllumbi dhe Senida Mesit.

Zv.kryeministrja Mesi ka zbuluar atë për të cilat është folur, ndërsa Pëllumbi ka thënë se në këtë takim nuk është diskutuar për Saimir Tahirin dhe dënimin e tij me 3.4 vite shërbim prove për “shpërdorim detyre”.

“Nuk është se ka diçka të re. Ato që dihen. Këshilli është mbledhur për çështje të tjera. Nuk kemi çështje specifike. Këshilli nuk merret me këto. Nuk kemi diskutuar fare për Saimir Tahirin.”-ka thënë Pëllumbi, ndërsa ka refuzuar të përgjigjet edhe për pyetjen e gazetarëve lidhur me kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe përfundimin e mandatit të saj.

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Shkodër koordinatorët e PS për Veriun, ku mes tyre ishte edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputeti i PSD, Tom Doshi. Në mbledhje u diskutua për masat që do të marrë PS për të larguar 80% të drejtorëve që sipas kryeministrit janë të paaftë dhe dëmtojnë imazhin e qytetit.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment