Showbiz

“S’flet për ditë të tëra për një zënkë, më bën bllok”, ish-banori i BB prezanton të dashurën simpatike, pyetet për martesë: Të jemi mirë me shëndet!

Kush është më shumë xheloz? Kush është më romantik apo bën më së shumti surpriza? Ishin disa nga pyetjet që dyshja i dha përgjigje.
Featured image of article: “S’flet për ditë të tëra për një zënkë, më bën bllok”, ish-banori i BB prezanton të dashurën simpatike, pyetet për martesë: Të jemi mirë me shëndet! Erjon Zeqiraj dhe Blerta

TIRANË– Ish-banori i “Big Brother”, Erjon Zeqiraj ka bërë publike lidhjen e tij me Blertën, partneren e re.

Në një lidhje me Skype në emisionin “Ftesë në 5” , Erjoni zbuloi edhe detaje nga lidhja me Blertën, me të cilën u shpreh se pas një zënke nuk komunikon dot, sepse ajo e bën bllok në të gjithë rrjetet sociale.

I pyetur për dasmën, Zeqiraj tha: Të jemi mirë më shendet, gjithçka vjen me kohën!

Kush është më shumë xheloz? Kush është më romantik apo bën më së shumti surpriza? Ishin disa nga pyetjet që dyshja i dha përgjigje.

Pjesë nga biseda

Erjoni: Jemi shumë herët për t’u zënë tek frigoriferi por jam ndoshta jam dhe në fillimim.

Blerta: Jam xheloze por normalisht me kufinj.

Erjoni: I pëlqen edhe teknologjia shumë për të mësuar se si përdoret telefoni im.

Bieta: Ti pse bën kot Erjon se në rrjete sociale shfaqesh romantik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Erjoni: Ashtu jam por në kamerë s’di se si të dal bukur…

Bieta: Mesazhi më i bukur që ke marrë këtë kohë tek Erjoni?

Blerta: Nuk është se kam diçka të veçantë sepse Erjoni gjithmonë dedikohet për të më bërë të veçantë. Çfarëdo që thotë Erjoni është e veçantë.

Bieta: Kush mban më shumë inate në çift?

Erjoni: Blerta, nuk flet për ditë me radhë pas një zënke. Të bën bllok në rrjete sociale, të heq andej, të heq këndej, sa t’i bien nervat. Të dy jemi njësoj. I kam shkuar kur e mërzis, me lule me ndonjë arush dhuratë.

Bieta: Kur do të martoheni?

Erjoni: Një lidhje shkon shumë mirë, ajo vjen me anë të viteve. Nuk është problem, të jemi mirë me shëndet.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment