LIVE UPDATES
Insights

Sfida ime si “Ambasador i Kombit” për kryeministrin, qeverinë dhe Parlamentin Shqiptar

8 Mars 2019, 09:08 Nga DOSJA
Sfida ime si “Ambasador i Kombit” për kryeministrin,

Ditën e shtunë më 2 Mars u zgjova herët në mëngjes në shtëpinë time në Otavë dhe për habinë e papritshmërinë më të çuditshme marr një mesazh elektronik të pa personalizuar si marrës i mesazhit por edhe të pa identifikuar si dërgues i mesazhit, i cilësuar si Info Diaspora. Ky mesazh më njofton që në ora 18:00, sipas orës së Tiranës, duhej të paraqitesha në Kryeministri për një ceremoni – asnjë sqarim apo nënkuptim tjetër. Ora që po lexoja mesazhin ishte 9:15, ora e Otavës (15:15 ora e Tiranës). I ndodhur përballë kësaj të papriture urgjente, të paparalajmeruar apo edhe i papërgatitur më parë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë dhe me një hapsirë kohe kaq të ngushtë – 2 orë e 45 minuta, e vetmja mundësi që do të kisha ishte ti kërkoja përulesisht Sir Richard Branson, që të bëhesha pasagjer eksperimental në një nga avionët-raketë te tij, akoma në fazën eksperimentale, e që mund të shkojnë në çdo pikë te Globit brenda 20 minutash. Por ndërrova mendje sepse erdha në realitet dhe e pashë që kjo ide qe “onrra m’dill” siç themi ne “tironsit”.

Ndërkohe një mik tjetër këtu në Facebook më dërgoi një informacion paraprak duke më thëne se isha përzgjedhur “Ambasador i Kombit” nga instanca përkatëse sipas VKM-së posaçme të nxjerrë për këtë qëllim në mes te vitit 2018. Kërkova online këtë VKM dhe lexova se ky vendim autorizon përfaqesinë diplomatike shqiptare që të bëjë propozimet përkatëse për këtë çmim. Ministri i Diasporës i merr keto propozime dhe vendos se cilat do t’i ofrohen Kryeministrit për firmë.

Mbeta pa fjalë, d.m.th, thashë me vete, dikush më paska propozuar dhe drejtuesi i Qeverisë Shqiptare e ka firmosur çmimin e akorduar. Sigurisht, sipas par “3.” të VKM në fjalë, propozimi është bërë nga Ambasadori i Shqipërisë në Kanada. I bazuar në këtë informacion i ktheva përgjigje mesazhit të Info Diasporës, me Ambasadorin si marrës i drejtpërdrejtë, duke shprehur mirënjohjen dhe falenderimet më të sinqerta për këtë konsideratë kaq të lartë, si për Ambasadorin ashtu edhe nominalisht për Kryeministrin dhe Ministrin e Diasporës. Edhe një herë dua të theksoj që në qoftë se fshikulloj me analizat e shkrimet e mia, unë përdor vetëm kritikë konstruktive, të emancipuar dhe të sjellshme duke respektuar postin dhe ofiqin e ndjehem krenar që në këtë aspekt të sjelljes e kundërsjelljes sime jam transformuar në një kanadez të vërtetë, duke përbuzur çdo sjellje denigruese me origjinë bizantino-ballkanike kundrejt personit. Në këtë paraqitje nuk mund të le pa përmendur shijen e ironise sarkazëm që komunikova në përgjigjen time të mesazhit të mësipërm që kaq fshehtësi paralajmerimi paskej pasur ky propozim, saqë thuajse të kishin frikë se mos ju dilte huq!

M’u kujtua koha e monizëm-punizmit kur të thërrisnin urgjent ne Komitet të Partisë apo në Ministri e të njoftonin se Partia të ka zgjedhur e emëruar, blla, blla, blla, si kuadër të besuar e të tjera llustra boshe të tilla. Pra të dashur miq, nuk e kam gabim kur them se metodat monisto-puniste janë trashëguar me besnikëri në damarët qeverisës e administrativë të Shtetit Shqiptar në çdo aspekt.

Kaq për pjesën e çmimit “Ambasador i Kombit” që më erdhi pa pritur, pa paralajmëruar dhe pa asnjë njoftim. Veç njoftimit që miku im vuri ditën e diel, më 3 Mars në murin tim në Facebook, unë akoma nuk kam asnjë noftim zyrtar dinjitoz nga instanca akorduese në menyrë nominale dhe nga autoriteti që e jep këtë çmim.

Një shënim: ky çmim është i ndryshëm nga propozimi që është bërë për anëtar i KKD për të cilin e di dhe jam i informuar por rezultati: “shihemi ne kolendra”.

Me qenë se asnjë nga funksionarët e lartë të Shtetit Shqiptar nuk po merr mundimin të më informojë formalisht e me dinjitet për këtë çmim, unë po marr iniciativën dhe po i bëj thirrje drejtpërdrejt Kryeministrit për sa me poshtë:   

Duke e vlerësuar këtë çmim si një angazhim më të madh e detyrë atdhetare akoma më të përgjegjëshme dhe në menyrë qe t’i shtoj nderin e vlerën ketij çmimi ja tek është propozimi im i përkushtuar. Në diasporën Kanadeze ka me mijëra anëtarë që kanë humbur vjetërsinë në punë për efekt pensioni mbasi e kanë të copëzuar në mes dy shtetesh: në Shqipëri dhe në Kanada. Me qenë se më keni nderuar me nje çmim të lartë “Ambasador i Kombit”, e quaj plotesisht të merituar që të jem anëtar i ekipit zyrtar shqiptar me të drejtë negocimi për marrëveshjen ndërmjet Kanadasë dhe Shqiperisë për njohjen e vjetërsisë në punë të shqiptaro-kanadezëve me veprimtari pune edhe në Kanada pas Shqipërisë. Kush më mirë se unë mund ti flasë pa doreza e pa diplomaci palës Kanadeze si shtetas kanadez dhe si taksapagues kanadez që i kërkon llogari shtetit të vet për një të drejtë potenciale kur anëtaret e tjerë shqiptarë të ekipit nuk mund ta bëjnë kurrë këtë sepse shkakton incident diplomatik. Pra pozita ime si anëtar është kërkuese pa pasoja, kurse pozita e shqiptarëve të tjerë të ekipit është lypse sepse ka pasoja.

E dyta kërkesë si “Ambasador i Kombit”: ky çmim është mbipartiak dhe politikisht agnostik. Atëhere për ta bërë pjesëmarrjen dhe kontributin tim më mbarëkombëtar, apolitik e atdhetar, më emëroni anëtar konsulent të përhershëm pa të drejtë vote por me të drejte fjale e këshillimi në komisionet parlamentare për administratën publike qendrore e vendore, për mbrojtjen e sigurinë kombëtare, të ligjeve dhe të marrëdhënieve me jashtë. Kjo metodë përdoret gjerësisht në Kanada në të gjitha komisionet parlamentare ku ekspertë, akademikë, persona të afirmuar e me influencë intelektuale e mendore të shkencës, teknikës, industrisë dhe dijes njerezore, marrin pjesë e këshillojnë vazhdimisht pa të drejtë vote këto komisione. 

Kjo është sfida ime Z. Kryeministër për Qeverinë Shqiptare dhe Parlamentin Shqiptar dhe kjo do të tregojë se sa i sinqertë, dashamirës dhe realist është çmimi i akorduar per mua si “Ambasador i Kombit”.

Po dje, në një status tjetër, Ristani ka komentuar dhe fshikulluar ashpër pjesëmarrjen e Kryeministrin Rama në emisionin televiziv të Vittorio Sgarbi-t në Itali.

“Si shqiptar unë ndjehem tejet i poshtëruar që një i huaj të na “japë mend” e të këshillojë publikun e vendit tim, politikën shqiptare dhe mbarë opinionin e emancipuar e intelektual shqiptar me broçkulla e përçartje, me mangësi mendimi racional të pashembullt. Ai më mirë të analizojë e keshillojë politikën dhe ligjvënësit e vendit të vet, ku një prej politikanëve më të fuqishem të atij vendi në funksionet më të larta partiake, legjislative dhe ekzekutive për mëse 40 vjet, arratiset nga ai vend, sepse nuk ka besim tek sistemi gjyqësor që ai ndertoi me partinë e vet për 40 vjet me radhë! Të vijmë tek këshilla që qelb ërë e tij. Rama vetëm në një moment ka përfaqësuar të renë në jetën e tij; atëherë kur ngrinte peshë shpresat tona me refleksionet e tij tek salla e ILA para rrëzimit të diktaturës monisto-puniste. Tani ai, sikundër edhe politikanët e tjerë qe drejtojnë gjithë spektrin e politikës shqiptare, përfaqeson regresin, korrupsionin, mashtrimin politik, social dhe dështimin kombëtar në çdo aspekt. Ora e tij dhe e tyre ka ikur dhe partitë politikë në Shqipëri duhet të zgjedhin urgjentisht Të Renë e vërtetë dhe jo atë që na shitet si e tillë, sidomos nga të huajt. Një shprehje metaforike amerikane thotë: “Derri, derr mbetet, sado tualet t’i bësh apo ta zbukurosh”!

Kostandin Ristani është funksionar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes Kanadeze, i propozuar kandidat për në Këshillin Koordinativ të Diasporës. Atij i është akorduar nga Qeveria Shqiptare titulli “Ambasador i Kombit”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione kostandin ristani samiti i diaspores kostandin ristani samiti i diaspores

Sondazh

Poll
Insights 8 Mars 2019, 08:55

Gomat e djegura përballë hashashit

Djegia e gomave ne protesten e opozites nga banoret e unazes se re, ia paskan prish imazhin Shqiperise!!!! E per ta rregulluar kete imazh te demtuar ne arenen n...

Insights 8 Mars 2019, 06:23

Dilema e një nëne

Neser perseri do zgjohem me idete e mbremjes, per nje dite me te mire per femijet e mi, per buzeqeshje me shume , per trishtim me pak. Zgjohem me kete ide dhe d...

Insights 7 Mars 2019, 16:32

Djegja e madateve, Europa fitohet në Tiranë

TIRANË- Edhe sot ndërkombëtarët i kanë përplasur opozitës në fytyrë akuzën se po bëhet pengesë për integrimin e vendit. Me gojën e drejtorit të saj për zgj...

Insights 7 Mars 2019, 11:11

Lëreni Alice-n të shijojë jetën në Shqipëri!

Alice Elizabeth Taylor nuk mund të ndalohet të jetojë në Shqipëri. Ajo është një blogere që punon për shtypin rus nga Shqipëria, e punësuar po ashtu në një port...

Insights 7 Mars 2019, 10:29

Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë

#Na paska dhënë dorëheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë së akuzës në Tiranë ose thënë ndryshe ish-besniku i Adriatik Llallës! Iku duke dhënë dorëheqje,...

Insights 7 Mars 2019, 08:17

Një urim për ty

Një urim për ty!Teksa kalendari shënon datën 7 mars 2019 , nostalgjia e kujtimet të kaplojnë dhe në këto çaste ato që të ndihmojnë më shumë janë fotograf...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni