Sport

“Sfida e shishes”, kapiteni i Kombëtares kopjon motrën e Kim Kardashian. Heq tapën duke i dhënë… skafit (VD)

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj ka kopjuar motrën e Kim Kardashian, Kendallin për të përbushur sfidën e “The Bottle Cap challenge”.
Featured image of article: “Sfida e shishes”, kapiteni i Kombëtares kopjon motrën e Kim Kardashian. Heq tapën duke i dhënë… skafit (VD) Kendall Jenner dhe Elseid Hysaj

“The Bottle Cap challenge” i ka çmendur të gjithë në rrjetet sociale.

Sfidën e kanë kryer shumë emra të njohur botërorë në të gjithë fushat, dhe nuk ka mbetur pas as kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

Ky i fundit ka kopjuar motrën e Kim Kardashian, Kendallin e cila e bëri sfidën me motor uji.

Të dy i japin një skafi në ujë, dhe sapo afrohen me gotën kthehen dhe e rrëzojnë tapën e shishes me këmbë.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment