Bota

‘Sfida e koronavirusit’/ Lëpiu tualetin e një banjoje publike, i riu rezulton me COVID-19

Ai ka lëpirë tualetin e një banjoje publike për të arritur sfidën e koronavirusit, ka rezultuar i infektuar nga virusi.
Featured image of article: ‘Sfida e koronavirusit’/ Lëpiu tualetin e një banjoje publike, i riu rezulton me COVID-19 I riu duke lepire tualetin

KALIFORNI– Në këto ditë të pazakonta si këto, krahas përditshmërisë duket se kanë ndryshuar edhe sfidat në rrjetet sociale, njerëzit e izoluar po tregojnë imagjinatën e tyre të shfrenuar.

Së fundmi, ku gjithë bota po mundohet të qëndrojnë sa më pastër dhe të tregojnë sa më shumë kujdes për higjenën e trupit edhe të shtëpisë ku jetojnë, një i ri ka lëpirë tualetin e një banjoje publike për të arritur sfidën e koronavirusit, ka rezultuar i infektuar nga virusi.

Po të njëjtën gjë ka bërë edhe Larz dhe GayShawnMendes, një influencues nga Kaliforni, ku edhe ai përmes një postim në Tëitter tha se kishte rezultuar pozitiv ndaj Covid-19.

Kjo është bërë një sfidë për të gjithë  përdoruesit e internetit, prej shumë ditësh, kur ylli  i TikTok, 22-vjeçarja Ava Louise shpalli këtë sfidë të re në TikTok, që për shumë njerëz mund të duket diçka e shpifur dhe jo e drejtë për t’u bërë. “Sfida e koronavirusit” është quajtur sfida më  e re, që përfshin lëpirjen me gjuhë të tualetit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: Nypost 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment