Virale

‘Sfida e djathit’, reagimi i bebeve nuk duhet humbur (Video)

Sfida më virale në rrjet është ajo e djathit dhe konsiston në hedhjen e një cope bulmeti në fytyrën e një bebeje. Reagimi i tyre nuk duhet humbur.

Në botën e Twitterit dhe Instagramit prindërit po bëjnë gjëra të çuditshme për të rënë në sy. Trendi më i fundit është hedhja e një cope djathi në fytyrën e foshanjave të tyre.

Reagimi i tyre është ai që vlen për prindërit, të cilët pas pastrimit të fëmijëve nxitojnë që të hedhin videon në rrjetet sociale.

Videoja e parë e postuar u bë virale duke mbledhur më shumë se 8.3 milionë shikime dhe sigurisht që shërbeu si objekt frymëzimi për të tjerët duke u bërë virale.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment