LIVE UPDATES
Bota

Sfida e botës për të siguruar “shpëtimin” e COVID-19/ Rreziqet e zhgënjimit të vaksinës

6 Dhjetor 2020, 11:47 Nga DOSJA
Sfida e botës për të siguruar “shpëtimin” e

SHBA- Ndërsa bota po përballet prej 9 muajsh me pandeminë COVID-19, vetëm një muaj më parë doli lajmi i mirë se më në fund u krijuan vaksina me efektivitet në mundjen e virusit deri në 95%. Këto vaksina janë aktualisht në zhvillim e sipër, ndërsa janë konfirmuar dhe marrjet e dozave të para nga Britania.
Tashmë është pothuajse e e sigurt se disa vaksina të ndryshme efektive, do të bëhen të disponueshme brenda muajve të ardhshëm. Megjithatë, zhvillimi i një vaksine, është vetëm hapi i parë në një rrugëtim të gjatë drejt dhënies fund të pandemisë, shkruan Foreign Affairs.
Qeveritë që do marrin të parat vaksinën i pret një vendim i vështirë lidhur me shpërndarjen e tyre, megjithëse të gjithë kanë rëndë dakort që të parët të vaksinohen grupet e rrezikuara si dhe ata që janë në frontin e parë të luftës me COVID. Vaksina pritet të eleminojë rrezikun e shpërthimeve epidemike në të ardhmen, aq sa 70% e popullsisë së botës të fitojë imunitetin ndaj koronavirusit, si përmes vaksinimit ashtu edhe përmes shërimit.
Aktualisht rreth 10 % e popullsisë së botës është prekur me Covid19, gjë e cila krijon një sfidë goxha të madhe për përpjekjet globale të vaksinimit. Arritja e saj do të kërkojë një bashkëpunim global shumë të gjerë, një veprim që mund të jetë më i vështirë, dhe që do të zgjasë shumë më tepër sesa mund ta marrin me mend shumica e njerëzve.
Megjithatë, një vaksinë nuk do të thotë një çlirim i menjëhershëm nga kriza, madje ekziston rreziku që të krijohet një zhgënjim popullor, që mund të thellojë mosbesimin ndaj vaksinave në pjesë të ndryshme të botës.
Prandaj, qeveritë duhet të shmangin zhgënjimet, duke ua bërë të qartë qytetarëve atë çfarë na pret, dhe duke ulur pritshmëritë. Nga ana tjetër, duhen vazhduar me vrull fushatat e vaksinimit për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundur.
Disa vaksina mund të jenë në prag të aprovimit nga autoritet, por do të duhet të kalojë të paktën 1 vit derisa ato të jenë gjerësisht të disponueshme në pjesën më të madhe të botës. Vendet me të ardhura të larta, kanë porositur tashmë 9 miliardë dozat e para të vaksinave kandidate kryesorë, përmes marrëveshjeve të drejtpërdrejta me kompanitë farmaceutike.
Rreth 80 për qind e dozave të vaksinës që presin të prodhojnë Pfizer dhe BioNTech, janë tashmë të rezervuara. Ashtu siç janë 100 për qind e dozave që parashikon të prodhojë Moderna.
Australia, Kanada, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian, kanë porositur doza të mjaftueshme për të vaksinuar disa herë gjithë popullatën e tyre. Ka të ngjarë që në fund,këto vende të vendosin të heqin dorë nga dozat e tyre të tepërta, ose t’i dhurojnë ato.
Vendet me të ardhura të ulëta, do ta shohin veten në fund të radhës, të detyruara të mbështeten tek mekanizmat e financuar nga donatorët. Mekanizmi më premtues në këtë kuadër është COVAX, një nismë shumëpalëshe e drejtuar nga Koalicioni për Nismën e Gatishmërisë Epidemike, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, që synon të sigurojë qasje të barabartë globale tek vaksinat kundër koronavirusit.
Me përjashtim të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që kanë refuzuar të marrin pjesë, praktikisht çdo vend i zhvilluar në botë ka nënshkruar një marrëveshje me COVAX, për të mbështetur përpjekjet e zhvillimit të vaksinave, dhe shumë prej tyre kanë rënë dakord të ndihmojnë në financimin e shpërndarjes së vaksinave në 92 vendet me të ardhura të ulëta, pasi të autorizohet shpërndarja e tyre.
Edhe nëse presidenti i zgjedhur Joe Biden, vendos të ketë një qasje ndryshe nga Trump duke e mbështetur COVAX, vetëm 20% e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta do të kenë qasje tek vaksina, deri në fund të vitit të ardhshëm.
Edhe në skenarët më të mirë të prodhimit dhe eksportit, kërkesa ndërkombëtare për vaksina ka të ngjarë që ta tejkalojë furnizimin të paktën deri në vitin 2022. Për më tepër, plotësimi i kërkesës nga vendet e varfra është vetëm gjysma e betejës. Këto vende duhet të identifikojnë marrësit e vaksinave, t’i shpërndajnë dozat gjerësisht dhe në mënyrë të barabartë, dhe të adresojnë çdo hezitim rreth vaksinimit në mesin e popullatës.
Studimi i Foregin Affairs mbi shpërndarjen e vaksinave në Shtetet e Bashkuara, sugjeron se të gjitha këto operacione do të shoqërohen me vështirësi edhe në vendin më të pasur në botë. Dhe padyshim, që ato do të jenë edhe më komplekse në vendet në zhvillim.
Të gjitha këto, do të pengojnë përpjekjet globale për të imunizuar në nivelin e duhur popullsinë e botës,në mënyrë që të zhduket pandemia e koronavirusit. Për pasojë, rreziku i shpërthimeve epidemike do të vazhdojë edhe shumë kohë pasi të shpërndahet gjenerata e parë e vaksinave.
Ndaj masat e distancimit social, kontrollet e kufijve, dhe ndërhyrjeve të tjera të shëndetit publik, do të duhet të qëndrojnë në fuqi edhe për shumë muaj. Kjo gjë ka të ngjarë të sjellë zhgënjimin e popullsisë, sidomos pasi pabarazitë shëndetësore midis dhe brenda vendeve, do të bëhen më të dukshme me kalimin e kohës.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 sfidat e vaksines vaksina covid-19 sfidat e vaksines vaksina

Sondazh

Poll
Bota 5 Dhjetor 2020, 21:16

E PABESUESHME! Pentagoni kontakt me UFO-t

SHBA– Pentagoni ka hasur në UFO 2 vite më parë. Së fundmi në mediat amerikanë janë publikuar dy raporte të Task-Forcës së Pentagonit mbi fenomenet ajrore ...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni