Sport

Sezoni më i nxehtë i Lazios, Lotito premton 10 mln euro premio për titullin

Për momentin Lazio ka prenotuar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm
Featured image of article: Sezoni më i nxehtë i Lazios, Lotito premton 10 mln euro premio për titullin Lotito, Igli Tare dhe Simone Inzaghi

ROMË-Do të jetë një fund sezoni i nxehtë për Lazion nëse ky kampionat do të rifillojë pasi Claudio Lotito ka vendosur të hapë thesin. 10 milionë euro është premio që ka vendosur numri 1 i Lazios në rast triumfi të bardhekaltërve në këtë sezon të Serie A.

Aktualisht Lazio ka një pikë më pak se Juventusi kur mbeten për të luajtur edhe 12 raunde deri në fund të sezonit. 400 mijë për kokë do të jetë shpërblimi për Thomas Strakoshën me shokë. Për momentin Lazio ka prenotuar një vend në Champions për sezonin e ardhshëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment