Sport

Sezoni i ri në Serie A, Pirlo: Nëse do që të jesh më i miri, duhet ti m’poshtësh të gjithë

Ai shprehet se mezi e priste shortin dhe se çdo gjë po shkonte sipas planit të tij pasi ndeshja e parë e sezonit ishte e pritshme për të
Featured image of article: Sezoni i ri në Serie A, Pirlo: Nëse do që të jesh më i miri, duhet ti m’poshtësh të gjithë Andrea Pirlo

ITALI- Trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo ka reaguar menjëherë pas hedhjes së shortit në Serie A. Ai shprehet se mezi e priste shortin dhe se çdo gjë po shkonte sipas planit të tij pasi ndeshja e parë e sezonit ishte e pritshme për të. Pirlo gjithashtu ka shprehur dëshirën e tij për rikthimin e tifozëve në stadium pasi i quan ata një mbështetje të madhe për skuadrën.

“Më në fund sot ne u njohëm se kur do ta fillojmë kampionatin. Në fakt unë me stafin tim e kishim parashikuar se në ndeshjen e parë do të luanim me një nga ekipet e Genoas dhe fati deshte që të ishte kështu. Luajmë kundër Sampdorias në shtëpi dhe duhet ta fillojmë ashtu siç e kemi plainifikuar.

Shpresoj shumë që të kemi tifozë në shkallët e stadiumit sepse ato na ndihmojnë shumë. Analizimi i ndeshjeve të tjera është i padobishëm sepse na pret një kampionat i gjatë dhe i vështirë, ku nëse do të jesh më i miri duhet t’i mposhtësh që të gjithë,” mbyll Pirlo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ditën e sotme është hedhur ditën e sotme kalendari i sezonit 2020/2021 në Serie A. Java e parë zhvillohet në 20 shtator ndërsa surprizat e këtij kampionati janë derbi i Milanos mes Milan-Inter dhe derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit.

(I.A/dosja.al)

Shto Koment