
TIRANË- Aktivistja Sevim Arbana, e cila është paditur për shpifje nga Kryeministri Edi Rama, shkruan se kjo është dita më e shënuar në jetën e saj.
Në një reagim në Facebook, Arbana shprehet se do të përballet me propagandën, dhe në gjyqin kundër Ramës do të ketë një studio avokature dhe të vërtetën e saj. Ajo shton se duhet t’i urohet fat dhe shkruan se mund të ndodhë ndonjë mrekulli me KÇK-në.
“Sot, dita më ‘e shënuar’në jetën time 🙁 ! Përballja me propagandën! Në vend të KM, do kem një studio avokatore italiane, te superpaguar nga KM dhe vetëm të vërtetën time. Më uroni fat, se s’i dihet, mund të ndodhë ndonjë mrekulli me KÇK-të #FREESPEECHFREEDOMOFCOUNTRY”, shkruan Sevim Arbana.
Sevim Arbana, aktiviste për të drejtat e njeriut pas deklaratës së saj kohë më parë është paditur për shpifje nga Kryeministri Edi Rama. Në emisionin e Adi Krastës, Arbana dekkaroi Rama ka pickuar një nga ish-ministret e tij. Pas deklaratës Rama e ka hedhur në gjyq aktivisten dhe i kërkon 10 milionë lekë dëmshpërblim.
(A.B. Dosja.al)