Dumani nxjerr 100 emra të tjerë, SPAK përgatitet për valë të dytë arrestimesh
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Një javë pas operacionit "Plumbi i Artë", pritet që të nisë një valë ...
Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani TIRANË- Një javë pas operacionit "Plumbi i Artë", pritet që të nisë një valë ...
Enkelejd Alibeaj TIRANË- Data 30 maj shënon raundin e tretë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ndaj dhe duket se deputetë...
Marash Kumbulla TIRANË- Reprezentuesi shqiptar Marash Kumbulla pranoi se po gumëzhinte përpara fillimit të ndeshjes së sotme n&eum...
Pamje nga festa e fitores TIRANË- Një gol ka mjaftuar që Roma të mundë holandezët e Feyenoordit në Tiranë, pë...
TIRANË – Kandidatura e ish-zv/kryeministres Senida Mesi për njërën nga dy vakancat në Këshillin e Mbikëqyrjes të Bankës së Shqipërisë u mbështet nga mazhoranca dhe opozita. Në emër të dy palëve në Komisionin e Ekonomisë folën deputetët Pranvera Resuli (PS) dhe Arbi Agalliu (PD). Deputeti demokrat vlerësoi aspektin profesional, akademik dhe politik të Mesit. Ai nënvizoi se Senida Mesi u nxor jashtë nga politika pasi nuk është e korruptuar.
“Unë nuk kam asnjë kompleks për të vlerësuar integritetin profesional dhe moral të zonjës Mesi. Zonja Mesi si profesioniste në sistemin Bankar, e kam njohur gjatë periudhës që unë kam qenë në sistemin Bankar dhe kam konsideratën më të lartë për të si profesioniste. Gjithashtu një person që plotëson dhe kriterin eksperiencës akademike, ku mbikëqyrja është e rëndësishme të ketë njerëz që vijnë edhe nga akademia, sepse politikat për të cilat banka qëndrore kujdeset kanë domosdoshmërinë të njohin si pikëpamjen teorike dhe atë praktike. Patjetër nëse këtyre të dyjave i shtojmë dhe eksperiencën në administratën publike apo në parlament si përfaqësuese e Shkodrës, e bëjnë të ketë një lloj stature të denjë për të qenë pjesë e kësaj për të cilën zonja po kandidon. Patjetër që nuk është turp të vish nga politika dhe është vlerë, por shpeshherë politika e ka baltosur profesionistin, shpeshherë politika ka edhe njerëz të korruptuar që kanë abuzuar, por unë besoj që zonja Mesi prandaj u hoq nga politika sepse nuk ishte pjesë e kësaj skeme, por kjo është diskutim tjetër”, tha deputeti Agallii,
Vlerësime pozitive për ish-zv/kryeministren dha dhe deputetja socialiste Resuli.
“Duke qenë se jeni një njohëse e mirë e politikave fiskale dhe monetare, nëse ju do ishit pjesë e Bordit Mbikqyrës së Bankës së Shqipërisë, nuk do merrni me vete bindjen apo opinionin politik , por do merrni me vete njohuritë tuaja, në fushën e politikës fiskale, të cilat krahas backgroundit tuaj akademik janë shtuar, si pjesë e eksperiencës suaj edhe në komisionin e ekonomisë dhe si pjesë e ekzekutivit”, u shpreh deputetja socialiste Resuli.
Partia Demokratike ka mbështetur dy kandidaturat e ish-ministrit socialist Anastas Angjeli dhe asaj të Senida Mesit.
Në Komisionin e Ekonomisë do të prezantohen gjithsej 17 kandidatë për njërin nga vendet e anëtarit të Këshillit të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë. Ditën e djeshme u prezantuan 7 emra.
SHIKO DHE KËTË:
Vakancat në Këshillin Mbikëqyrës në BSH! 17 kandidatë, mes tyre ish-zv.kryeministrja
(d.v/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË– Dalin pagat e ministrave të kabinetit të kryeministrit Edi Rama. Sipas dokumentit të siguruar nga Dosja.al me pagat e thuajse 1 milionë qytet...
TIRANË-Ministria e Financave ka hedhur poshtë listën që po qarkullon në rrjetet sociale për pagën e qytetarëve. Në reagimi zyrtar ata bëjnë të ditur se ana...
TIRANË– Në Komisionin e Ekonomisë është zhvilluar ditën e sotme seanca e dytë dëgjimore me kandidatët për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës s...
TIRANË – Ish-kryeministri Berisha ka reaguar pas skandalit të nxjerrë së fundmi në vendin tonë, ku janë publikuar të dhënat me pagat e qytetarëve shqiptarë...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit se një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin pri...
BERLIN – Ndërrimi i Qeverisë në Gjermani nuk ka rezultuar edhe me ndërrim qëndrimi sa u përket iniciativave për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimo...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas skandalit të publikimit të databazës me pagat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, që ...
ATHINË – Media e njohur greke, zougla.gr ka publikuar një artikull në lidhje me mbledhjen e djeshme të ‘Open Balkan’ në Tiranë, ku ndër t...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste në Integrim Monika Kryemadhi mbështeti deklaratën e presidentit Ilir Meta se kryetari i Partisë Demokratike ...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se mund të arrestohet. I ftuar në emisionin “Pushteti” në FaxNeës, Berisha u...