Aktualitet

Sërish zjarre në vend! Flakë në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë dot. Banorët “përveshin mëngët” vetë

Sërish flakë në Shqipëri. Në vend janë aktivizuar flakë në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin. Zjarrfikëset nuk ndërhyjnë dot për shkak të terrenit, ndërsa banorët e zonave po përpiqen vetë për shuarjen e flakëve.
Featured image of article: Sërish zjarre në vend! Flakë në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin, zjarrfikëset nuk ndërhyjnë dot. Banorët “përveshin mëngët” vetë Foto ilustruese

TIRANË– Sërish flakë në Shqipëri. Vetëm gjatë ditës së sotme janë aktivizuar disa vatra të reja në Vlorë, Lushnje dhe Kurbin. Në Vlorë, vatra është aktivizuar në fshatin Gorrisht, ndërkohë që burime për Dosja.al bëjnë me dije asnjë zjarrfikëse nuk ka mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin.

Po ashtu edhe në fshatin Karbunarë po digjen 20 hektarë ullishte dhe vreshta. Ndërkohë që flakët po favorizohen nga era për t’u përhapur, banorët e zonës kanë dalë dhe po “luftojnë” për shuarjen e tyre .

Banorët e zonës e cilësojnë si të qëllimshëm zjarrin që po ju kërcënon banesat e tyre. Ndërkohë që banorët gjithashtu po ujisin tokat që të mos shkojë zjarri pranë banesave të tyre. Po ashtu në flakë është përfshirë edhe mali i Bardhë në Kurbin. Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, në disa qarqe të vendit pritet rrezik “I LARTË’’ për zjarre. IGJEUM ka piketuar si zonat më të rrezikuara: qarkun Shkodër; Elbasan; Berat; Fier; Korçë dhe Gjirokastër.

Për shkak të temperaturave të larta por edhe dorës së njeriut, në vend përgjatë muajve të verës janë regjistruar dhjetra vatra zjarri që kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në kurorat e gjelbra të vendit, duke rrezikuar edhe shtëpitë e banorëve të zonës.

(k.m/dosja.al)

  • 16:44

    Përfshihet nga flakët mali i Bardhë në Kurbin, ndërhyrja e vështirë prej terrenit

    Një zjarr masiv është aktivizuar në malin e Bardhë në Kurbin. Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës që po favorizion zjarrin. Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar flakët është shumë e vështirë për shkak të terrenit të thyer malor. Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se mund të jetë i qëllimshëm nga barinjtë e zonës. 

  • 15:53

    Zjarri përpin fshatin Gorrisht, zjarrëfikëset nuk ndodhen në vendngjarje për të shuar flakët

    Një tjetër zjarr ka përfshirë një fshat të Shqipërisë pasditen e sotme. Fshati Gorrisht në Vlorë është duke u përballur me flakët e zjarrit.

    Mësohet se asnjë zjarrëfikëse nuk ka mbërritur në vendngjarje për të shuar zjarrin. Flakët e zjarrit kanë djegur një sipërfaqe me ullinj shumëvjeçarë. Era po favorizon përhapjen e zjarrit dhe terreni i thyer ka vështirësuar ndërhyrjen e banorëve për të shuar flakët.

  • 15:17

    Zjarr në kodrat e Karabunarës, digjen 20 hektarë ullishte, banorët në ndihmë të zjarrëfikësve për shuarjen e flakëve

    Zjarri ka përfshirë zonën e Karabunarës ditën e sotme ku si pasojë po digjen 20 hektarë ullishte dhe vreshta. Era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve, ndaj banorët po luftojnë me flakët për të ruajtur pronat e tyre. Pasi ka djegur vreshta në grykën e Kodrës, zjarri ka përpirë me radhë plantacione të tjera me ullinj të rinj e të vjetër. Banorët e zonës e cilësojnë si të qëllimshëm zjarrin që po ju kërcënon banesat e tyre. Ata po ujisin tokat që të mos shkojë zjarri nëpër shtëpitë e qytetarëve. Zjarrfikësja akoma nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Shto Koment