Showbiz

“Sërish të parët”, Luana mund Marinën në spektaklin e së shtunës, tregon me krenari rezultatin (FOTO)

Luana Vjollca ka fituar shikueshmëri më të madhe në konkurencë me të motrën dhe nuk ka nguruar ta shpërndajë lajmin në rrjete sociale.
Featured image of article: “Sërish të parët”, Luana mund Marinën në spektaklin e së shtunës, tregon me krenari rezultatin (FOTO) Moderatoret, Marina Vjollca dhe Luana Vjollca.

TIRANË– Motrat Vjollca të shtunën që lam pas ishin në një sfidë të hapur me njëra-tjetrën. “Klanifornia” dhe “Shiko Kush Luan” u transmetuan në të njëjtin orar, dhe konkurenca mes motrave u diskutua shumë në median rozë.

Por, Luana Vjollca pas spektaklit ka treguar me krenari, se sërish emisioni i saj ka qenë më i ndjekuri i së shtunës mbrëma.

“Numri 1 në trending sërish”- ka shkruar Luana duke treguar suksesin e padiskutueshëm përballë Marinës, ndërsa kjo e fundit ka ndarë disa video që sugjeron t’i klikojmë për të parë emisionin që startoi ditën e shtunë në Klan TV.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Postimi i Luana Vjollcës në rrjete sociale.

Pavarësisht sfidës që i shoqëron çdo të shtunë, motrat Vjollca e kanë uruar njëra-tjetrën dhe kanë deklaruar se nuk shikojnë asnjë ndjenjë konkurence mes tyre.

(R.L/Dosja.al)

Një Koment në ““Sërish të parët”, Luana mund Marinën në spektaklin e së shtunës, tregon me krenari rezultatin (FOTO)

  1. Gabim e ka Luana se une qe jam pjese e statistikave shoh nje fitore te thelle te Marines me rreth 30% te votave kundrejt 19% te votave. Prandaj mos u tall shume me popullin se do te te kthehet ne boomerang. Urime Marina poshte Luana.

Shto Koment