Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Sërish radhë në Kakavijë, shqiptarët detyrohen të bëjnë për herë të dytë tamponin në kufi
3 Shtator 2020, 11:21Nga DOSJA
SHQIPËRI- Gjatë ditës së sotme janë krijuar radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kakavijës. Shkak i radhëve të herë nuk është bërë plotësimi i kuotës së kalimit, por testet e koronavirusit. Mësohet se shqiptarët me dokumente greke që shkojnë në Greqi përveç PCR testit që u tregojnë autoriteteve, janë të detyruar të bëjnë edhe tamponin në Kakavijë. Kjo situatë ka bërë që të ketë vonesa në këtë pikë kufitare, pasi ky është një rregull i ri i vendosur nga pala greke. Tamponi merret vetëm në pikën kufitare të Kakavijës, jo në atë të Kapshticës.
Ndërkohë, në mesin e muajit gusht, në pikat kufitare të Kakavijës dhe Kapshticës u krijuan radhë kilometrike makinash. Situatë kaotike u krijua në pikën Kufitare të Kakavijës, ku shqiptarët qëndruan 5 ditë në radhë për të kaluar doganën. Shkak i situatës u bë marrja e tamponit nga pala greke. Por, edhe disa ditë më parë u krijuan radhë në pikën doganore të Kapshticës, pasi u plotësua kuota prej 300 personash.
Nuk mungoi edhe një reagim nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila njoftoi se edhe për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë në tokën greke. Sipas njoftimit deri më 15 shtator shqiptarët që duan të futen në tokën helene duhet të kenë bërë tamponin dhe aplikimin online. Po kështu nga pika doganore e Kapshticës do të kalojnë 300 vetë në ditë, ndërsa nga Kakavija 750 persona në ditë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dy vetëvrasjet në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ajo e Xhino Koçës dhe Hasan Mirës kanë tronditur opinionin publik. Për këto ngjarje të rënda, P...
ATHINË- Radhët e gjata që përsëriten çdo javë në ambasadën Shqiptare, do të marrin fund. Ky është premtimi që jep ambasada Shqiptare në Athinë, që n...
BALLSH- Tension dhe përplasje përpara Rafinerisë së Naftës në Ballsh. Qindra punëtorë dhe familjet e tyre kanë dalë në protestë pasi kërkojnë rrogat e prapambet...
TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin 4 të dënuarve në Tiranë. Ata janë; Altin Çela, Genci Xhixha, Ergest Zhupani dhe Sulejman S...
TIRANË– Pas dy rasteve të vetëvrasjes së personave të prekur nga pandemia e koronavirusit, spitali Shefqet Ndroqi gjithashtu i njohur si COVID-2 ka vendosu...
TEPELENË– Tre persona kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Në njoftimin e saj zyrtar, Pol...
KORCE- Temperaturat e larta kanë aktivizuar vatrat e zjarrit në disa qarqe të vendit, por situata më e vështirë është në qytetin e Korçës, ku në masin py...