Aktualitet

Sërish në gjykatë! Shtyhet seanca për ndryshimin e nivelit të sigurisë për Zani Çaushin, më 30 prill del sërish para togave të zeza

Çaushi ka kërkuar shtyrje për të bërë konkluzionet përfundimtare dhe për t’u njohur me aktet e IEVP në Drenovë.
Featured image of article: Sërish në gjykatë! Shtyhet seanca për ndryshimin e nivelit të sigurisë për Zani Çaushin, më 30 prill del sërish para togave të zeza Zani Caushi

KORÇË– Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore ndaj Myrteza Caushit të njohur ndryshe si Zani. Çaushi u paraqit sot para togave të zeza, për kërkesën e e ndryshimit të nivelit të sigurisë. Çaushi ka kërkuar shtyrje për të bërë konkluzionet përfundimtare dhe për t’u njohur me aktet e IEVP në Drenovë.

Kërkesa e tij u pranua dhe më datë 30 prill, pritet që të mbahet seanca e radhës për ketë çështje për Çaushin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Aktualisht Caushi vuan dënimin me burgim të përjetshëm në burgun e Drenovës në siguri të lartë ndërkohë që kërkon të kalojë në siguri të zakonshme.

(f.m/Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment