Politike

Sërish mbledhje të Këshillit të Sigurisë për COVID-19? Meta se përjashton: Fillimisht takohem me Manastirliun, pastaj nëse qeveria…

VIDEO
Presidenti Ilir Meta u shpreh se do të takohet me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun për të rishikuar edhe njëherë masat e marra. 
Featured image of article: Sërish mbledhje të Këshillit të Sigurisë për COVID-19? Meta se përjashton: Fillimisht takohem me Manastirliun, pastaj nëse qeveria… Presidenti Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës me gazetarët, u është përgjigjur edhe pyetjeve të tyre në vend të fjalës së tij. 

Meta u shpreh se do të takohet me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun për të rishikuar edhe njëherë masat e marra. 

PYETJE: Situata me koronavirus, do të kërkoni mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meta: Kam takuar një takim me ministren e Shëndetësië dhe të gjykojmë çfarë mbështetjen që mund të ofrojë presidenti. Duket që ka një shkujdesje, që ka sjellë një përkeqësim të treguesëve, Kjo nuk na ndimhmon të hapemi me rajonin. Nëse qeveria e gjykon të favorshme ne do jemi gati. Por duhet transparencë, profesionalizëm dhe masa konkrete.

Ditën e sotme, kreu i shtetit, Ilir Meta ka kërkuar që fokusi i të gjitha lëvizjeve politike në vend të jetë tek çelja e negociatave me BE-në. Në fjalën e tij, Meta folur për situatën e koronavirusit në vend, emërimet në KED por nuk iu përgjigj pyetjes nëse do të dekretonte zgjedhje në fund të prillit.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment