Aktualitet

Sërish COVID te shkolla “Jeronim de Rada” në Tiranë, mësues të tjerë rezultojnë pozitiv me virus

Mësues të tjerë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në shkollën 9-vjeçare në Tiranë 'Jeronim De Rada'.
Featured image of article: Sërish COVID te shkolla “Jeronim de Rada” në Tiranë, mësues të tjerë rezultojnë pozitiv me virus Shkolla Jeronim De Rada

TIRANE-9 mësues në shkollën “Jeronim de Rada” në Tiranë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ndërkohë që mësimi në këtë shkollë vijon që të jetë me orar të reduktuar për të gjithë nxënësit, për shkak të mungesave në staf.

Përveç shkollës Jeronim de Rada në Tiranë, raste pozitive në radhët e mësuesve janë regjistruar dhe në Berat, Ersekë, apo në Pogradec.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vetëm në Ersekë dyshohet se janë prekur me Covid 12 mësues, të cilët janë vendosur në karantinë, dhe presin përgjigjen e tamponit, ndërkohë që është pezulluar mësimi në të gjithë shkollën.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment