Virale

Të veshur me kostume! Kryebashkiakët hyjnë në Kryeministri nga dera e pasme, të qeshur para takimit me Ramën

FOTO
Një pas tjetrit hyjnë me radhë kryebashkiakët Rakip Suli, Erion Isai, etj. Disa prej tyre janë grumbulluar për një moment në derën e pasme duke "harruar" edhe masat e sigurisë ndaj pandemisë së koronavirusit. 
Featured image of article: Të veshur me kostume! Kryebashkiakët hyjnë në Kryeministri nga dera e pasme, të qeshur para takimit me Ramën Pamje nga takimi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kryebashkiakët socialistë në zyrën e tij në Kryeministri. Të gjithë, të veshur seriozë, disa me kostumë e disa të limituar tek këmisha kanë hyrë në takim nga dera e pasme e godinës. 

Siç duket edhe nga fotot e publikuara nga “Top Channel”, një pas tjetrit hyjnë me radhë kryebashkiakët Rakip Suli, Erion Isai, etj. Disa prej tyre janë grumbulluar për një moment në derën e pasme duke “harruar” edhe masat e sigurisë ndaj pandemisë së koronavirusit. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të gjithë duken të lumtur dhe kanë hyrë brenda të buzëqeshur, por duhet parë si do të dalin… Kreu i qeverisë ka qënë i qartë për objektivin që u ka vendosur tijëve për zgjedhjet parlamentare të 2021; 800 mijë vota. A do t’i arrijnë vallë të besuarit e tij në rrethe?

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment