Sport

Serie A shpall lojtarët më të mirë të këtij sezoni, vihet re mungesa e Ronaldos

Portugezi nuk klasifikohet në asnjë nga kategoritë e mësipërme, pasi vendin e tij e kanë zënë shoku i skuadrës Dybala si dhe kundërshtari Immobile.
Featured image of article: Serie A shpall lojtarët më të mirë të këtij sezoni, vihet re mungesa e Ronaldos Cristiano Ronaldo

ITALI- Serie A ditën e sotme ka publikuar zyrtarisht çmimet për lojtarët me të mirë në sezonin 2019-2020.

Lojtarët më të mirë për çdo pozicion janë këta: Titulli i lojtarit më i mirë ka shkuar te Juventus për Paolo Dybala, sulmuesi më i mirë është shpallur Ciro Immobile i Lacios, mesfushori më i mirë ka shkuar te Atalanta për Alejandro Gomez, mbrojtësi më i mirë është Stefan de Vrij i Interit, ndërsa portieri më i mirë është shpallur ëojciech Szczensy i Juventus, si edhe lojtari më i ri i mirë është shpallur Dejan Kulusevski i Parmës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë që në listën e mësipërme vihet re mungesa e Cristiano Ronaldo. Portugezi nuk klasifikohet në asnjë nga kategoritë e mësipërme, pasi vendin e tij e kanë zënë shoku i skuadrës Dybala si dhe kundërshtari Immobile.

(I.A. Dosja.al)

Shto Koment