Sport

Serie A, rruga drejt zonës Champions: Milan dhe Juve pa frymë, Roma nuk dorëzohet

Gjashtë skuadra në 9 pike diferencë dhe 8 përplasje direkte, Napoli dhe Atalanta më në formë
Featured image of article: Serie A, rruga drejt zonës Champions: Milan dhe Juve pa frymë, Roma nuk dorëzohet
Përditësuar:

ITALI – Gjashtë skuadra në nëntë pike diferencë dhe një sprint drejt Champions, i gjatë me nëntë ndeshje (10 për Lazio, Napoli dhe Juve) me tre vende për t’u caktuar, që mbi të gjitha, ekonomikisht mund të jenë vendimtar për të ardhmen e ekipeve të përfshira.

Me diskutime për “scudetto”-n tani të mbyllura në mënyrë të arsyeshme (Interi ka 11 pikë diferencë), Serie A po përgatitet të përjetojë një finale emocionuese me tetë përplasje direkte, që mund të prishin një renditje. Aktualisht Milani (60 pikë) shihet të kryesojë grupin, me dy pikë përpara Atalanta dhe katër pikë mbi Juventusin dhe Napolin, të cilët, megjithatë, do të rikuperojnë ndeshjen e shtyrë të mërkurën.

Të interesuar për rikuperimin do të jenë edhe Roma (51 pikë), e cila gjithashtu mund të godasë Champions League përmes Europa League dhe Lazio (52), që ende nuk e ka rikuperuar ndeshjen kundër Torinos.

Rezultatet finale të zgjedhjeve në kohë reale dhe të përditësuara nga burimi zyrtar KQZ këtë vit do të mund ti ndiqni në Dosja.al. Kliko për të parë platformën.

E vështirë, pothuajse e pamundur, të parashikosh se çfarë do të ndodhë nga tani në fund të kampionatit të Seria A. Gara e Romës mund të ngadalësohet nga angazhimet europiane. Gjithsesi, përplasjet e drejtpërdrejta do të bëjë ndryshimin midis atyre që do të marrin trenin “Vip” dhe atyre që do të udhëtojnë në vagona të klasit të dytë.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment