Sport

Serie A po bëhet gati të rifillojë, por ka një problem! Askush nuk dëshiron të luajë në veri të Italisë

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë një kundërshtim publik të disa klubeve për rihapjen e Serie A.
Featured image of article: Serie A po bëhet gati të rifillojë, por ka një problem! Askush nuk dëshiron të luajë në veri të Italisë Stadium në Itali

ITALI- Serie A dëshiron që të rinisë rrugëtimin e saj. Pavarsisht se nuk ka unanimitet në këtë temë, me disa presidentë që janë kundër (Cairo, Cellino kanë qëne të fundit në listën e gjatë), futbolli italian gjithesesi pritet të rikthehet.

Sipas asaj që tregon Repubblica, Serie A po pret një protokoll mjekësor dhe ka mbledhur për ditën e mërkurë një këshill – ku do të diskutohet gjithçka me gjerësi – e do të preken të gjitha temat dhe linjat e mbrojtjes së shendetit nga ana e Federates.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë një kundërshtim publik të disa klubeve për rihapjen e Serie A. Gjithesesi, tema kryesore do të jetë një tjetër: si dhe ku do të luhet kur gjithçka do të filloje? Inter, Milan dhe Atalanta janë skuadrat më të prekura në këtë mes.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prandaj, po studiohet një rikthim i kampionatit duke mos luajtur më në Lombardi por kjo hipotezë do të detyronte skuadrat të luanin jashtë shtëpisë së saj. Ideja e çuditshme është ajo që asnjë ndeshje të mos luhet në veri të Italise dhe nga ky vendim pritet të preken 14 skuadra. Kështu, stërvitjet e tyre të bëhen në një destinacion tjetër dhe ndeshjet të luhen ne jug.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment