Sport

SERIE A/ Milan shkakton “tërmet 7-ballësh” në Torino, Juventus dhe Atalanta nuk gabojnë për zonën Champions, Inter nuk toleron ndaj Romës

Serie A ka mbyllur javën e 36-të të saj. Asnjë nga të mëdhatë nuk gabuan në objektivin Champions
Featured image of article: SERIE A/ Milan shkakton “tërmet 7-ballësh” në Torino, Juventus dhe Atalanta nuk gabojnë për zonën Champions, Inter nuk toleron ndaj Romës Milan
Përditësuar:

ITALI- Serie A ka mbyllur javën e 36-të të saj. Asnjë nga të mëdhatë nuk gabuan në objektivin Champions.

INTER-ROMA 3-1

Edhe pse është shpallur kampion, Inter vazhdon të prodhojë rezultat dhe paraqitje pozitive. Kundër Romës, zikaltërit fitojnë me shifrat 3-1. Një 90 minutësh që ekipi i Contes e zgjidhi lehtë kur Brozovic në minutën e 11-të dhe Vecino në të 20-tën do të çonin ndeshjen në 2-0 edhe pse Mkhitaryan shënoi në të 31-tën për Romën por vetëm kaq. Ndërsa në pjesën e dytë Lukaku shënoi vetëm pak para përfundimit të takimit, realizimi i 22-të për belgun.

SASSUOLO-JUVENTUS 1-3

Juventus fiton por vazhdon të mbetet jashtë Championsit. “Zonja e Vjetër” e nisi keq përballjen me Sassuolon, pas vendësit fituan një 11-metërsh që në minutën e 16-të,  por Berardi gaboi përballë Buffonit. Juvja reagoi pozitivisht duke shënuar dy herë brenda pjesës së parë me Rabiot dhe Ronaldon.Raspadori shkurtoi përkohësisht diferencën në 1-3 në minutën e 59-të, por Dybala në të 66-tën realizoi golin që vulosi suksesin e bardhezinjve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

TORINO-MILAN 0-7

Pas fitores me Juventusin, Milan bëhet me krahë dhe arrin të fitojë ndaj Torinos me shifrat 0-7. Në pjesën e parë realizuan Hernandez dhe Kessie, ndërsa në fraksionin e dytë e gjeti rrjetën Diaz, sërish Hernandez dhe në fund tri herë rresht Rebic, që meritoi të merrte topin në shtëpi. Kuqezinjëve ju mjafton të fitojnë ndaj Cagliarit në fundjavë për të mbyllur llogaritë e Championsit.

ATALANTA-BENEVENTO 2-0

Nuk gaboi as Atalanta, që triumfoi 2-0 ndaj Beneventos me gola të Muriel dhe Pasalic, respektivisht në minutat 22 dhe 67.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment